Fyle ska kujt ti shkruaje

Me refuzimin me cdo kusht te transparences Qeveria po rrezikon procesin e integrimit. Ky rrezik mund te mos beje me pershtypje me marrjen e vizave. Ka shume ne Shqiperi qe mendojne se vizat jane integrimi
Nga Prec Zogaj
Porsa u be publike letra e komisionerit per
zgjerimin Stefan Fyle per zgjidhjen e krizes ku noton qe prej nje viti
Parlamenti parlamentarizmi dhe per rrjedhim vete jeta politike dhe
institucionale ne vend zyrtare te ndryshem te shumices qeveritare reaguan
serish me bujari te madhe deri ne pergjerim. Ata shprehen gatishmerine e tyre
per te pranuar dhe votuar te gjitha amendamentet qe do te propozonte opozita
per Kodin e ri Zgjedhor Te bejme ate qe nuk e ka bere kush ne asnje vend te
botes - tha pak a shume Kryetarja e Parlamentit.
Kryetari i LSIse duke perdorur ironine e holle qe nuk tingelloi e holle pra
duke perdorur nje arme qe nuk i shkon armatures se tij politike shtoi pa takt
se Sali Berisha i kishte ofruar opozites rinumerimin e votave pasi te shprehej
Gjykata Kushtetuese pra as me shume as me pak por marrjen e pushtetit ne
tavoline - fjala e Metes.
Por Komisioneri Europian per Zgjerimin nuk kerkon keto gjera - replikon ne
heshtje dhe i fyer kushdo qe eshte ne dijeni te kesaj historie. Parlamenti
Europian nuk kerkon keto gjera Opozita shqiptare nuk kerkon keto gjera
Askush nuk kerkon cfare nuk i takon opozites. Askush nuk kerkon marrjen e
pushtetit ne tavoline nga opozita Askush nuk kerkon qe amendamentet e Kodit
Zgjedhor te behen vetem nga opozita Qeveria e ka shume gabim qe mendon keshtu.
Qeveria nuk duhet tia lere te gjitha opozites. Publikut nuk i vlen qe
amendamentet e Kodit Zgjedhor te behen vetem nga nje pale.
Natyrisht tere kjo bujari e madhe e Qeverise eshte per te ngaterruar
stacionet. Gjerat kane radhe. Ne fillim transparenca e zgjedhjeve te kaluara
pastaj rregullimi i Kodit te Ri zgjedhor ne baze te 34 rekomandimeve te
OSBE-ODHIRit. Kjo eshte radha. Qeveria kerkon ta kape nga bishti. Ajo tregohet
bujare per te prishur radhen per te shmangur transparencen. Ajo nuk do te
ishte kaq zemergjere po te pranonte hapjen e kutive.
Perkundrazi. Por ne kete moment ajo eshte gatshme te kepuse cti vije ne
mendje si e si qe te zhurmoje dhe te zbuse me nje gatishmeri false presionin e
nderkombetareve per ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar.
Rezoluta e Parlamentit Europian kerkon ngritjen e komisionit duke percaktuar
qarte modalitetet dhe objektin e hetimit materialet elektorale. Fyle ne letren
e tij i kerkon drejtpersedrejti Kryeministrit Berisha te zgjidhe krizen e
transparences.
shte nje zakon i keq i zyrtareve shqiptare te ketyre viteve te fundit qe te
mos pergjigjen per ate qe iu kerkohet duke shpikur pergjigje per gjera qe nuk
ua kerkon njeri. Nuk i kerkon kush Qeverise shqiptare te beje nje Kod me doren
e opozites si askush tjeter ne bote As vete opozita nuk do ta pretendonte
kete kur te vinte momenti per tu ulur per Kodin. Qeverise dhe Kryeministrit u
kerkohet tu japin fund akrobacive dhe te zgjidhin krizen.
Teksti i letres se Komisionerit Fyle tregon qarte se kerkesa kesaj radhe i
drejtohet Sali Berishes jo vetem si shef i shumices pa te cilen nuk mund te
kete zgjidhje ne Kuvend por edhe si shef i bllokimit te zgjidhjes.
Tash e kane kuptuar ne Bruksel se nuk ka nevoje tu shkruhet me te dyja
paleve sic ka ndodhur deri me sot nuk ka me vend te shtyhen te dyja
palet drejt kompromisit. E kane kuptuar kush po i talle ne Tirane. E kane
kuptuar mekanizmin bizantinist te pengimit me cdo kusht te transparences nga
Qeveria. E kane kuptuar se opozita e ka bere te veten duke u terhequr ne emer
te zgjidhjes nga shume prej pretendimeve te fillimit dhe tani nuk i mbetet
asnje rruge tjeter vecse te heqe dore per fare ose te hidhet ne protesta.
Opozita shqiptare nuk mund te hiqte dore ne asnje lloj skenari nga misioni i
saj per clirimin dhe ringritjen e zgjedhjeve te lira e te ndershme nepermjet
transparences se zgjedhjeve te shkuara. Ca me pak mund te heqe dore tani kur ka
ne favor nje rezolute te Parlamentit Europian te atij Parlamenti qe po e
ngreme ne qiell me te drejte sepse votoi heqjen e vizave per shqiptaret.
Veten naivet dhe provokatoret politike mund te pretendojne qe opozita te
braktise aksionin e saj politik numer nje te vitit dhe mbare historise se saj
pikerisht tani kur ka siguruar mbeshtetjen e plote te Parlamentit Europian.
Ne pamje te pare paradoksi i madh i perpjekjeve te opozites per transparence
eshte kthimi i saj tek propozimi i vjeter i Sali Berishes per te hetuar
materialet zgjedhore. Por si per te provuar se nuk e ka pasur pernjemend kur e
ka thene tani qe e perqafuan socialistet Berisha nuk flet me per opsionin e
tij.
Me fjale te tjera nuk pranon asnje zgjidhje duke e akuzuar kesisoj vendin e
tij si nje vend ku ligjet dhe Kushtetuta pamundesojne transparencen e
zgjedhjeve. Qeveria thote se nuk e lejon Kushtetuta te pranoje propozimet e
opozites por nderkaq i thote kesaj te fundit - shko ne Gjykaten Kushtetuese se
mbase te lejon ty
Ky eshte nje shembull tjeter i absurditetit qe prodhon nje kundershtim i
pambeshtetur ne ligj dhe ne arsye. Me refuzimin me cdo kusht te transparences
Qeveria po rrezikon procesin e integrimit. Ky rrezik mund te mos beje me
pershtypje me marrjen e vizave. Ka shume ne Shqiperi qe mendojne se vizat jane
integrimi.
Per te tjerat pune e madhe. Ky eshte nje mendim provincial qe nuk do ti
kishte hije nje Qeverie. Integrimi eshte nje koncept dhe nje realitet shume me
i gjere se sa levizja e lire. Asnje interes i pjesshem apo i njeanshem i
Qeverise nuk e perligj ngadalesimin apo stopimin e procesit te integrimit
europian te Shqiperise. Refuzimi i transparences nuk i perligj pasojat qe ka
prodhuar e do te prodhoje per vendin.
Me kete shqetesim komisioneri per zgjerimin Stefan Fyle i eshte drejtuar
drejtpersedrejti Kryeministrit Berisha. Reagimi i tij dhe i bashkepunetoreve te
tij le te kuptoje se Fyle nuk ka kujt ti shkruaje se ne Tirane nuk degjojne.
Por nese nuk degjojne zyrtaret jane qytetaret qe degjojne eshte publiku.
Demokracia eshte e te gjitheve.