E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia nuk do t’i njohë diplomat studentëve kosovar

NISH- Serbia nuk mund t’i njohë diplomat e studentëve nga Universiteti i Prishtinës, në të cilat ndodhet vula e Republikës së Kosovës.

Kjo ka qënë deklarata që ka bërë Ministri për të Drejta të Njeriut dhe të Pakicave dhe njëkohësisht kryetari i trupit kordinues për jugun e Serbisë, Milan Markovic.Lajmi bëhet ditur nga agjencia e lajmeve Koha ditore.

“Ne jemi të hapur për marrëveshje. Të mos vëmë kurrfarë vule”,- ka theksuar Markovic.

Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave u ka bërë thirrje autoriteteve të Prishtinës të “mos shfrytëzojnë të ardhmen e fëmijëve për qëllime politike”.

“Nuk ka kurrfarë mëdyshjes se nuk do t’i njohim diplomat me vulën e Kosovës, meqë ky është provokim dhe dëshirë që në mënyrë implicite ta njohim Kosovën”,- ka deklaruar Markovic.

Ndërkohë zyrtari i lartë serb ai nënvizuar se Serbia as në mënyrë implicite e as eksplicite nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës.

(e.m/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›