E Diel, 1 Nëntor 2026

Fyle sot në Tiranë, takime për zgjidhjen e ngërçit politik

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefan Fyle do të nis sot në Tiranë takimet për zgjidhjen e ngërçit politik mes PS dhe PD për votimin e tre ligjeve për integrimin. Komisioneri pritet të zhvillojë takime me të dy drejtuesit e partive kryesore.

Në orën 10:45 ai pritet të takohet me kryeministrin Sali Berisha. Ndërsa rreth orës 12:00 Fyle do të takojë kryetarin e PS-së, Edi Rama në selinë rozë. Po ashtu, Komisioneri për Zgjerimin do të takohet dhe me ambasadorin e BE-së, Ettore Sequi dhe ambasadorin e OSBE-së, Eugen Uollfarth.

Pak ditë para vizitës së lajmëruar në Tiranë, Fyle komentoi në profilin e tij në rrjetin social "Twitter" rreth qëndrimeve të palëve. “Zgjedhjet janë të rëndësishme, por nuk zgjidhin çështje kritike si: mungesën e kulturës së kompromisit dhe mungesën e përfshirjes”, është shprehur Fyle./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›