Fyle takon ministret kosovare: Marrëveshja vendimtare për BE
BRUKSEL- Komisioneri i Zgjerimit Stefan Fyle ka komentuar takimin me ministren e Integrimit Vlora Çitaku dhe me zv/kryeministren dhe ministren e Tregtisë Mimoza Kusari-Lila në këtë kohë vendimtare për marrëdhëniet BE-Kosovë.
“Edhe njëherë dëshiroj që të mirëpres marrëveshjen historike të nënshkruar të premten e kaluar mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të jetë vendimtare për perspektivën evropiane të të dyja vendeve në të ardhmen e parashikueshme. Ne po shohim përpara të ecim me hapa të shpejtë drejt implementimit dhe jemi të gatshëm për të ndihmuar në çdo mënyrë që mundemi. Është veçanërisht e rëndësishme që marrëveshja është negociuar dhe rënë dakord nga vetë vendet, jo e 'imponuar' nga BE-ja. Komisioni Evropian paraqiti propozimin e tij për të negociuar direktivat për një Marrëveshje të Stabilizim-Asociimit, Këshillit Europain të hënën që shkoi. -Ne ishim në gjendje për ta bërë këtë pasi Kosova ka punuar shumë për të përmbushur prioritetet afatshkurtra të identifikuara në studimin tonë të fizibilitetit, në sundimin e ligjit, administratës publike, mbrojtja e pakicave dhe të tregtisë”, tha Fyle.
Ndër të tjera Fyle shtoi, “ Unë do të doja të përgëzojë Kosovën publikisht për këtë përpjekje. Në konkluzionet e tij dhjetorin e kaluar, Këshilli është angazhuar të miratojë direktivat e marrëveshjes se stabilizim-asocimit, me kusht që vlerësimi për përpjekjet e Kosovës të ishte pozitiv. Raporti ynë arrin në përfundimin se Kosova i ka dorëzuar. Unë tani shpresoj se Këshilli do të ndajë vlerësimin tonë dhe do të miratojë direktivat negociuese. Diskutimet në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme të hënën e kaluar më jep arsyet për të qenë optimist në këtë drejtim. Komisioni do të bëjë atë që mundet për të udhëzuar propozimet e saj nëpërmjet Këshillit, por Kosova duhet të zbatojë me shpejtësi marrëveshjen që u arrit të premten dhe marrëveshjet e tjera të dialoguara si dhe të vazhdojë të veprojë në axhendën e saj të reformave. Ajo gjithashtu duhet të vazhdojë të përgatitet për negociatat e marrëveshjes se stabilizim asocimit, në cfarëdo kohe kur ato të fillojnë. Komisioni Europian gjithashtu do të ndihmojë të udhëzojë propozimin për një marrëveshje kornizë që do të lejonte Kosovën të marrë pjesë në programet e BE nëpërmjet Këshillit. Unë shpresoj se Këshilli do të bjerë dakord dhe të nënshkruaj këto marrëveshje së shpejti”, tha Fyle.
(m.a/News24/BalkanWeb)