E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi, shet foshnjën në Facebook për 11 mijë euro, arrestohet

INDI - Autoritetet në Indi arrestuan një burrë, i cili dyshohet se ka shitur një foshnjë në Facebook, kundrejt shumës së 11 mijë eurove.

Mediat vendase bëjnë të ditur se bebja ishte rrëmbyer nga daja i nënës së tij, menjëherë pasi ajo e kishte sjellë në jetë në spital. Burri i kishte thënë mbesës së tij se kishte lindur një fëmijë të vdekur, por nëna e re nuk i kishte besuar gënjeshtrat dhe e kishte denoncuar në polici.

Pas denoncimit, policia zbuloi se burri e kishte shitur foshnjën tek një sipërmarrës, ndërsa pazaret i kishin bërë përmes Facebook-ut.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›