E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mateus: Blerjet e tipit “Gëce” po prishin futbollin

MYNIH - Lotar Mateus nuk ka kursyer akuzat në drejtim të Mario Gëces dhe Bajernit të Mynihut për transferimin e fundit në merkaton gjermane. “Mario ka tradhtuar tifozët dhe klubin ku është rritur si futbollist. Pranoi të luante me një skuadër, e cila është rivalja kryesore e Borusias, pikërisht brenda kampionatit gjerman. Është padrejtësi”, – u shpreh Mateus.

“Transferime të tilla po e shkatërrojnë futbollin. Tashmë lojtarët po humbasin aftësinë për të luajtur me ndjenjë, apo të tregojnë besnikëri e vlerësim për klubet e tyre. Paraja po prish çdo ekuilibër”, – shtoi ai.

Në fakt, edhe pse Bajerni është më i fuqishëm në aspektin financiar, vitet e fundit Dortmundi ka arritur të dominojë, duke fituar dy tituj kampion radhazi, para se sivjet të triumfonte ekipi i Hejnkesit.

(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›