E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fytyra e “dhimbsur” e mazhorancës së re, fali zot se s’dinë ç’thonë

07-07-2013 / Gazeta 55

Akuzat e PS për rritjen e rrogës minimale, reagon kryeministri Berisha


Kryeministri Sali Berisha vetëm pak ditë pasi firmoi rritjen e rrogave për qytetarët, premtim të bërë para zgjedhjeve të 23 qershorit, ka reaguar kundër deklaratave të deputetëve socialistë. Në një postim në “Facebook”, Berisha shkruan se socialistët rrogëlartë janë kundër rritjes së rrogave për qytetarët shqiptarë dhe kjo tregon fytyrën e “dhimbsur” të mazhorancës së re. “Të dashur miq, protesta e rrogëlartëve në krye të PS për rritjen nga qeveria të rrogave të ulëta 11.3% është fytyra e “dhimbsur” e mazhorancës së re! Fali Zot se nuk dinë ç’thonë! Sb”, shkruan Berisha. Deputetët socialistë, janë shprehur kundër vendimit të kryeministrit Berisha për rritjen e rroga, në një kohë që sipas tyre situata e borxhit publik është alarmante. Socialistët kanë paralajmëruar se do rishikojnë çdo vendim të marrë pas 23 qershorit. Kjo është edhe dëshmia më e qartë se mazhoranca e re do punojë kundër interesit të shqiptarëve dhe do e çojë vendin drejt rrënimit ekonomik.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›