Fytyra e skllavërisë moderne treguar me një histori personale
Kur shkruaj në lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore si një formë moderne e skllavërisë, njerëzit nganjëherë nuk ia venë veshin ose shikojnë me sy të turbulluar. Pra, këta sy të turbulluar, takohen me Srey Pov. Intervista bëhet e vështira kur ajo fillon të kujtojë jetën e saj në një bordello kamboxhiane, dhe shumë shpejt edhe sytë e mi u përloten. Familja e saj e shiti atë në një shtëpi publike kur ajo ishte 6 vjeçe. Ajo nuk dinte çfarë ishte seksi, por shumë shpejt e mësoi: Një pedofil bleu virgjërinë e saj, tregon ajo, dhe atë e lidhën lakuriq në një shtrat në mënyrë që ai të mund ta dhunonte. “Unë isha mjaft e frikësuar”, kujton ajo. “Duke qarë me të madhe pyesja, “Pse po veproni kështu për mua?” Pas kësaj, për vajzën pati shumë kërkesa, sepse ajo ishte aq e re. Rreth 20 klientë e përdhunonin atë çdo natë, kujton ajo. Dhe bordello e qepi dy herë atë në mënyrë që të shitej si e virgjër. Kjo praktikë e dhimbshme ishte e zakonshme në bordellot e Azisë, pasi klientët nganjëherë paguanin qindra dollarë për dhunimin e një vajze të virgjër. Shumica e vajzave që janë trafikuar, qoftë në Nju Jork ose në Kamboxhia, në fund dorëzohen. Ata janë të degraduara dhe të tmerruara, dhe kanë frikë se familjet e tyre apo shoqëria nuk do t’i pranojnë përsëri. Por, Srey Pov refuzoi, me mundësitë që pati, tu jepej klientëve në mënyrë të përsëritur, ajo u përpoq të arratisej nga bordello, por ajo tregon se të gjitha herët e kishin zënë dhe dënuar me rrahje brutale. Kjo shtëpia publike, si shumë në Kamboxhia, gjithashtu kishte një qeli dënimi për të thyer vullnetin e vajzave rebele. Siç kujton Srey Pov (dhe vajzat e tjera tregojnë histori të ngjashme), sa herë që ajo ishte rebeluar, ajo mbyllej lakuriq në një fuçi gjysmë të mbushur me ujëra të zeza, me parazitë dhe akrepa. E pyetur se sa kohë zgjaste ky dënim, duke menduar se ndoshta një apo dy orë , ajo thotë: “Dënimi më i gjatë në këtë mënyrë ishte një javë”. Shumë nga klientët sinqerisht mendojnë se vajzat janë në një shtëpi publike vullnetarisht. Shumë prej tyre janë vullnetarisht aty, natyrisht. Por buzëqeshja nuk tregon gjithmonë atë që duket. Srey Pov kujton se ndonjëherë flirtonte me klientët që ata të mos e rrihnin. “Ne buzëqeshnim nga jashtë”, tregon ajo, “por brenda ishim duke qarë”. Megjithatë, kjo histori ka një fund triumfues. Në moshën 9, Srey Pov u arratis nga bordello duke bindur rojën. Ajo gjeti rrugën e saj në një strehimore të drejtuar nga Somaly Mam, një aktiviste e anti-trafikimit e cila ishte prostituuar vetë kur kish qenë fëmijë. Somaly tani drejton Fondacionin Somaly Mam për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore në Azinë Juglindore: Ajo udhëhoqi sulmin ndaj bordellove për të cilin është folur më poshtë. Në strehimoren e Somaly-së, Srey Pov mësoi anglisht dhe u zhvillua mjaft. Tani në moshën 19 vjeçare, Srey Pov as që mund të imagjinohet të ketë ndonjë të dashur. “Kur isha e vogël nuk më pëlqenin meshkujt, sepse ata më godisnin dhe dhunoni”, rrëfehet ajo. “Por tani mendoj se jo të gjithë meshkujt janë të këqij. Nëse gjej një njeri të mirë, ndoshta edhe mund të martohem me të”. Somaly është duke krijuar një grup vajzash të reja, si Srey Pov, të cilat janë arratisur nga shtëpitë publike: të mirë-arsimuara dhe të vendosura për të mundur trafikimin e qenieve njerëzore. Gjatë viteve, kam parë këto gra dhe vajza të bëjnë një ndryshim kolosal. Në paragrafët e fundit, kam përshkruar një vajzë të frikësuar vietnameze, e cila u shpëtua në një sulm që u bë në një bordello ku Somaly dhe unë morëm pjesë. Kjo bastisje në qytetin e Veng Anlong pati një ndikim mjaft të madh, duke parë që gjashtë shtëpi të tjera publike në zonë u mbyllën për shkak të vëmendjes së publikut dhe pasi patën frikë se ato mund të ishin objektivi i sulmit të ardhshëm. Shtatë vajza në gjendje të rëndë po marrin veten nga trauma në një strehë të drejtuar nga Somaly,.
Lithiya, tani 15 vjeçe, është një nga të preferuarat e mia në “ushtrinë e Somaly-it”, ndoshta sepse ajo dëshiron të bëhet një gazetare dhe ka mësuar mjaft mirë anglisht. Ajo është trafikuar në moshën 9 vjeçe nga Vietnami, Lithiya ndenji e mbyllur brenda në një bordello për vite të tëra, para se ajo të ngjitej mbi një mur dhe të arratisej nga aty. Tani në klasë të nëntë, ajo është e para e klasës. Srey Pov, Lithiya dhe Somaly janë hasur me një formë të shtypjes që i bën jehonë skllavërisë së shekullit XIX. Por kjo shkallë skllavërie është më e madhe sot. Nga llogaritjet e mia, të paktën 10 herë më shumë vajza trafikohen tani në shtëpi publike çdo vit, se sa transportoheshin skllevër afrikanë në Botën e Re në kulmin e tregtisë së skllevërve transatlantikë. Kështu, për ato që dyshojnë se “skllavëria moderne” duhet të jetë në të vërtetë një çështje e rëndësishme për axhendën e re ndërkombëtare, i them të mendojnë për Srey Pov – dhe ta shumëfishojnë atë me miliona. Nëse ajo që kanë përjetuar këto vajza nuk quhet skllavëri, atëherë ky term nuk do kish asnjë kuptim. Është koha për një lëvizje të shekullit të 21- në SHBA dhe në të gjithë botën.