E Diel, 1 Nëntor 2026

Adoleshentët, ulet mosha e të rinjve që kryejnë për herë të parë marrëdhënie seksuale

Adoleshentët, ulet mosha e të rinjve që kryejnë për herë të parë marrëdhënie seksuale

Emanuela Sako

Mosha e të rinjve që kryejnë marrëdhënie seksuale për herë të parë rezultoj të jetë ulur krahasuar me disa vite më parë. Sipas një studimi të Qendrës Shqiptare për Popullsi dhe Zhvillimin, tregojnë se 23 e djemve dhe 13 e vajzave kryejnë marrëdhënie seksuale përpara moshës 16 vjeç. Specialistët raportojnë se mosha mesatare e eksperiencës së parë seksuale është 17 për vajzat dhe 16 për djemtë. Duke krahasuar me vite më parë, kjo shifër, përsa i përket moshës është më e ulët. Ndërkohë që, adoleshentët që kryejnë marrëdhënie seksuale në moshë më të re, është më i lartë në kryeqytet, për shkak të numrit më të madh të popullsisë. Por, një faktor tjetër ndikues është edhe niveli kulturor dhe arsimor, që përfaqësojnë të rinjtë, duke pasur parasysh në zonat e largëta. E njëjta gjë ndodh edhe në rrethet e tjera të mëdha të vendit.
Studimi
Sipas studimit të kryer nga specialistët, kjo ka ardhur si rezultat se të rinjtë në Shqipëri janë të ekspozuar ndaj sjelljeve të reja sociale. Mënyra e re e jetesës ka ndikuar në zhvillimin e mentalitetit të tyre. Por, studimi rendit si problem shqetësues transmetimin e sëmundjeve apo infeksioneve të ndryshme në rast se kryhen marrëdhënie seksuale pa përdorur metodat mbrojtëse kontraceptive. Sipas specialistëve, adoleshentët duhet të marrin njohuri edhe për shëndetin riprodhues dhe për metodat mbrojtëse nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Në studim thuhet se në shoqërinë Shqiptare, adresimi i problemeve të seksit për adoleshentët konsiderohet ende si tabu dhe si rezultat adoleshentët nuk kanë mundësi të marrin informacionin e duhur që ata kanë nevojë për të shmangur shtatzënitë e padëshiruara apo sëmundjet që mund të preken. Çështje problematike mund të konsiderohet shtatzënitë e padëshiruara që mund të bëhen shkak për aborte.
Abortet
Moshat dhe arsyet që çojnë në kryerjen e abortit janë të shumta dhe varen nga shtresat sociale që u përkasin këto vajzat. Vendin e parë për kryerjen e aborteve e zënë moshat 15 deri në 25 vjeç. Arsyet mund të jenë nga më të ndryshmet, duke përfshirë shtatzënitë e padëshiruara në moshë të vogël, ndërprerja e shtatzënisë për arsye sociale (si problemet ekonomike), ndërprerja e shtatzënisë për probleme shëndetësore. Por për të ndërprerë shtatzëninë, duhet që të gjitha femrat t’i nënshtrohen disa rregullave ligjore. Po kështu edhe mjekët që do të marrin përsipër ndërhyrje. Sipas ligjit në fuqi, ndërprerja e vullnetshme e shtatzënisë bëhet vetëm nga mjeku specialist obstetër-gjinekolog në institucione shëndetësore shtetërore e private që plotësojnë kushtet. Mjeku të cilit i kërkohet ndërprerja e vullnetshme e shtatzënisë, që në vizitën e pare duhet të informojë gruan për rreziqet mjekësore që sjell ndërprerja e shtatzënisë për shtatzënitë e ardhshme, si dhe problemet biologjike të ndërhyrjes mjekësore. Në rast se gruaja, pas marrjes së informacionit të përmendur në përsërit kërkesën e saj për ndërprerjen e shtatzënisë, mjeku kërkon konfirmimin me shkrim të kërkesës. Ky konfirmim kërkohet pasi të kenë kaluar të paktën 7 ditë nga kërkesa e parë. Kur është e mundur, në këshillimin dhe marrjen e vendimit për ndërprerjen e shtatzënisë, merr pjesë edhe bashkëshorti ose prindi. Në rast se afati prej 7 ditësh bën që të tejkalohen afatet e përcaktuara në këtë ligj, mjeku mund të vendosë që ky afat të jetë të paktën 2 ditë. Institucioni shtetëror apo privat ku pranohet gruaja, duhet të përfshijë në kartelën e saj kërkesën dhe vërtetimin për respektimin e procedurave.

Rastet e ndërprerjes së shtatzënisë për të miturat

Në rast shtatzënie jashtë martese në vajza të mitura deri 16 vjeç, përveç kërkesës së saj, për ndërprerjen e shtatzënisë kërkohet miratimi i personit që ushtron autoritetin prindëror ose e kujdestarit ligjor të saj. Kërkesa e vetë vajzës duhet të bëhet pa praninë e personave të përmendur në paragrafin e mësipërm.
Të martuarat në moshë të mitur u nënshtrohen dispozitave të nenit 7 të këtij ligji. Ndërsa ndërprerja e shtatzënisë për arsye mjekësore mund të bëhet deri në javën e 22 të shtatzënisë, në rast se një komision i përbërë nga 3 mjekë, pas ekzaminimit dhe konsultimit, gjykon se vazhdimi i shtatzënisë dhe/ose lindja e fëmijës rrezikon jetën ose shëndetin e gruas. Kur komisioni gjykon se fetusi ka keqformime të papajtueshme me jetën, apo sëmundje invaliduese me trajtim të pasigurt, vendos për ndërprerjen e shtatzënisë në çdo kohë. Në rastet kur gruaja vlerëson se shtatzënia i krijon probleme psikosociale, ndërprerja e vullnetshme mund të kryhet brenda javës së 12 të shtatzënisë. Ndërprerja e shtatzënisë për arsye sociale bëhet brenda javës së 22-të, në rast se një komision i përbërë nga 3 specialistë, mjekë, punonjës socialë, juristë, pas ekzaminimit dhe konsultimit, gjykon se shtatzënia është rezultat i përdhunimit ose një krimi tjetër seksual, si dhe kur vërtetohen arsye të tjera sociale.

3 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›