Perpjekje per mbrojtjen e Liqenit te Shkodres nga ndotja

Sot paradite te rinj te qytetit te Shkodres te mbeshtetur nga projekti i Bankes Boterore Menaxhimi i Integruar i Ekosistemit te Liqenit te Shkodres morren pjese ne nje veprimtari sensibilizuese per pastrimin e ketij liqeni. Vitet e fundit ekosistemi i liqenit te perbashket te Shkodres eshte demtuar nga ndotjet qe shkaktohen si ne anen shqiptare ashtu edhe ate te Malit te Zi. Autoritetet e te dy vendeve pohojne se po marrin masa per shmangjen e ketyre ndotjeve dhe se po bashkepunojne per mbrojtjen e vlerave dhe pasurive te perbashketa te Liqenit te Shkodres i cili vleresohet edhe si me i madhi ne Ballkan.