E Diel, 1 Nëntor 2026

Luksemburg, Ashton:Zgjidhni krizën sipasrekomandimeve

LUKSEMBURG-
Ashton: Zgjidhni krizën sipas rekomandimeve
Pas takimit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, eurodeputetja Catherine Ashton ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka deklaruar se në takim u diskutua edhe për krizën politike në Shqipëri. Sipas Ashton, BE kërkon zgjidhjen e saj sripas rekomandimeve të hartuara në draftin e eurodeputetëve të Parlamentit Europian. “BE ritheksoi zgjidhjen e krizës sipas nismës së ndërmarrë nga krerët e dy grupeve parlamentare të PPE-së dhe PSE-së, Daul dhe Schulz”, deklaroi përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Cathrin Ashton.

Duke kërkuar zgjidhjen e kësaj krize, Ashton theksoi se BE dëshiron integrimin e Shqipërisë në BE, por sipas saj vendi duhet të bëjë progress, duke filluar nga zgjidhja e krizës. “Të gjithë jemi të interesuar se cdo të bëhet me draftin që iu është propozuar. Ne duam të arrihet një zgjidhje, duam që Shqipëria të integrohet në BE. Duam që liderët shqiptarë të zgjidhin situatën e krizës politike, duam të nxitet zgjidhja e krizës”, - thesoi Catherine Ashton.

Në pyetjen që iu drejtua për Shqipërinë Ashton nënvizoi se ndaj Shqipërisë nuk kanë munguar “nxitjet e forta të drejtuara nga BE”.

Luksemburg, Ministrat e Jashtëm diskutuan për Shqipërinë
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian diskutuan sot, në Luksemburg për krizën politike në Shqipëri. Në një konferencë të mbajtur pas takimit vetë kreu i Komisionit Europian Hoze Manuel Barroso deklaroi se u diskutua për zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor, mes të cilave edhe për situatën politike në Shqipëri. 

"27 ministrat e Jashtëm të vendeve që përbëjnë Bashkimin Europian me në krye baroneshën Cathrine Ashton, shefen e diplomacisë së BE-së do të hartojnë një deklaratë të prerë për zgjidhjen e krizës shqiptare", bëjnë të ditur burimet diplomatike.

Sipas Barrosos në takimin e ministrave të Jashtëm të BE është diskutuar situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe për vende si Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria.

Një temë tjetër e diskutuar është hartimi i një plani për të shpëtuar nga kriza ekonomike Spanjën, plan ky i kundërshtuar nga Gjermania.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›