Abbas:Komisioni hetimor izraelit nuk përputhet me kërkesat e KS
Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas deklaroi sot se formati i komisionit që pretendon të ngrejë Izraeli lidhur me sulmin mbi flotiljen e ndihmave, nuk përputhet me kërkesat e Këshillit të Sigurimit në OKB.
"Jemi plotësisht dakord me një komision hetimor për incidentin e përmasave të shprehura në deklaratën përfundimtare të Këshillit të Sigurimit, pas përfundimit të takimit të 1 qershorit'', deklaroi Abbas pas një dreke pune në ''Elize'', me presidentin francez, Nicolas Sarkozy.
"Propozimi që u bë sot nga Izraeli, për komisionin hetimor nuk korespondon me kërkesat e bëra nga Këshillit të Sigurimit", theksoi ai. Izraeli miratoi sot krijimin e një komisioni hetimor për sulmet mbi flotiljen, në të cilin do marrin pjesë dy vëzhgues të huaj.