E Shtunë, 31 Tetor 2026

G20, masa për stabilizimin e çmimeve të ushqimit

Ekonomitë më të mëdha botërore janë pajtuar për një sërë masash që kanë për qëllim stabilizimin e çmimeve të ushqimit. Ministri francez i agrokulturës, Bruno Le Maire tha në samitin e G20-ës se ministrat janë pajtuar që të qetësojnë tregun botëror duke ngritur një sistem transparent që do t`i përcillte furnizimet globale, rezervat e ushqimit, që të krijonte një mekanizëm të shpejtë reagimi, i cili do të merrej me thatësirat në vendet prodhuese. Rritja e çmimeve të energjisë në vitin 2008, solli edhe rritje të ushqimit, duke shkaktuar trazira në një numër të konsiderueshëm të shteteve në zhvillim. Ministrat e bujqësisë nga grupi i 20 vendeve me ekonomi të zhvilluar , apo në zhvillim e sipër, zhvilluan një takim dy ditor në Paris, për të diskutuar se si të frenohet paqëndrueshmëria e çmimeve të ushqimit. Franca, e cila po e kryeson G20-ën këtë vit, vijon të ushtrojë trysni për më shumë rregulla për tregun e mallrave. Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ka fajësuar spekulantët për inflacionin e çmimeve. Çmimet e ushqimeve bazike janë gjithashtu duke e rënduar urinë në botë, ndërsa raportohet se në glob ekzistojnë një nga shtatë persona, apo 925 milion në tërësi, që janë të uritur, të dhëna këto të organizatës Oxfam.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›