Sekui Rama dhe Bode Lufta kunder pastrimit te parave mjaft e rendesishme

Nis Projekti i binjakëzimit të financuar nga Bashkimi Europian, “IPA 2009”, mbështetje për strukturat e luftës kundër pastrimit të parave dhe për strukturat e hetimit të krimit financiar në Shqipëri.
Të pranishëm në këtë ceremoni, ishin shefi i diplomacisë evropiane, Ettore Sequi; prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama; ministri i Financave, Ridvan Bode dhe ministri i Brendshëm, Bujar Nishani.
Sequi tha se BE është e vendosur të mos tolerojë krimin e organizuar.
Kurse Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, theksoi se lufta kundër këtyre fenomeneve është shumë e rëndësishme.
Nga ana e tij, ministri Bode tha se qeveria shqiptare e ka vlerësuar shumë të rëndësishme luftën kundër pastrimit të parave dhe të krimit financiar.
Ai e ka vlerësuar këtë projekt me rëndësi jetike për luftën kundër krimit financiar.
Ndërsa ministri Nishani tha se duhet të “përfitojmë nga eksperiencat ndërkombëtare dhe të realizojmë projekte konkrete kundër pastrimit të parave dhe krimit financiar”.
Gjatë kësaj ceremonie, u vlerësua si shumë e rëndësishme puna e përbashkët e institucioneve, zbatimi me korrektësi i ligjeve ne fuqi dhe bashkëpunimi i instancave të caktuara me organizmat homologe në BE në realizimin me sukses të objektivave që shteti shqiptar ka kundër krimit të organizuar.