E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli-Kusari Rruga e Kombit efekt pozitiv ne tregtine me Kosoven

Përafrimi i legjislacionit mes Kosovës dhe Shqipërisë, veçanërisht për sa i përket procedurave doganore dhe ekonomike ishte një ndër temat kryesore të takimit mes Kryetares së Kuvendit Topalli dhe Zëvendëskryeministres dhe ministres për Tregti dhe Industri të Kosovës, Mimoza Kusari Lila.

Dy bashkëbisedueset ndanë gjithashtu mendimin se Rruga e Kombit, veç afrimit njerëzor pati një efekt të drejtpërdrejt në rritjen e shkëmbimit ekonomik dhe krijimin e një hapësire më të gjerë të tregtisë në rajon e përtej.

Topalli tha se ndihet mirë që eksportet nga Shqipëria në Kosovë janë rritur në rreth 50 për qind sikundër ka edhe një rritje të ndjeshme të eksporteve të Kosovës drejt Shqipërisë, falë krijimit të doganave të përbashkëta dhe lehtësimin e procedurave tregtare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›