E Shtunë, 31 Tetor 2026

G20 ndalon zhvleftesimin e valutes

Seul perfundon takimi i vendeve me te zhvilluara te planetit

Lideret e G20 grupit te ekonomive me te medha te botes kane rene dakord qe te shmangin zhvleftesimin konkurrues te monedhave pas perfundimit te bisedimeve ne Seul.

Lideret kane rene dakord qe te pranojne nje sere masash per te luftuar mungesen e madhe te balancave ne ekonomine e botes qe prek edhe rritjen ekonomike. Mes delegacioneve te vendeve te ndryshme ka pasur shume perplasje dhe kontradikta ne lidhje me parregullsite e monedhave dhe te tregtise. Por ne kundershtim me ate qe doni Shtetet e Bashkuara te Amerikes u vendos qe te shmangej konkurrenca e monedhave. Ata gjithashtu percaktuan udhezimet per te shmangur deficitet tregtare. Korrespondenti i BBC-se thote se ky samit u zhvillua ne nje kohe kur pati mjaft ankesa per disa vende anetare te grupit sidomos per Kinen dhe SHBA-ne se kane manipuluar valutat e tyre per te rritur eksportet. Komunikata perfundimtare e samitit premton ecjen drejt nje valute te percaktuar. Shefi i Organizates Boterore te Tregtise Pascal Lamy tha se ishte i shqetesuar se disa qeveri do te vendosnin kuota tregtare per te luftuar papunesine. Ai tha se ende ekzistonte rreziku i proteksionizmit. Ne duhet te kuptojme se kthimi ne proteksionizem do te ishte nje grusht i rende per rimekembjen e ekonomise globale sidomos per vendet ende ne zhvillim qe sic e dime jane motori i ekonomise boterore te cilat jane me te varura ne treg sesa ekonomite e zhvilluara tha zoti Lamy. Ne parim shtetet u angazhuan se do te heqin dore nga zhvleresimi i monedhave te tyre me qellim forcimin e aftesise konkurruese te ekonomive kombetare. Kurset e kembimit duhet te percaktohen vetem nga raportet ne treg. Receta me e mire per nje rritje te balancuar eshte e ashtuquajtura Marreveshje e Dohas per tregtine boterore e cila prej vitesh eshte pezulluar. Kjo formule eshte pjese e cdo dokumenti perfundimtar te G-20-s por kete here ne Seul ndihej qarte vullneti i perbashket per aplikimin e saj. Nje tjeter vendim i rendesishem i samitit te G-20 ne Seul eshte reformimi i FMN-se. Reforma parashikon qe Kina India dhe ekonomi te tjera ne ekspansion te kene me shume influence ne institucionin me te rendesishem financiar nderkombetar. Por kjo do te thote edhe me shume pergjegjesi ne raste krizash. Per ministrin gjerman te Financave Wolfgang Schwuble ky eshte nje sukses i madh pasi ... reforma e FMN-se e cila u arrit ne parapergatitjet per kete samit dhe qe u pershendet njezeri nga kryetaret e shteteve dhe qeverive e ben FMN-ne me te afte per te vepruar. Ne te njejten kohe vendet ne ekspansion mund te shohin gatishmerine e vendeve te industrializuara per nje balancim me te mire te perfaqesimit te interesave ne nje bote gjithnje e me globale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›