E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksperti i mjedisit Tre faktoret qe shfaqen permbytjet

Intervista Rrugezgjidhjet per te dale nga situata

Permbytjet e dy diteve me pare duken si perseritje e situates se krijuar vitin e kaluar. Shkaku ne te dyja rastet kane qene reshjet e dendura te shiut dhe shkarkimi i detyruar i ujerave te hidrocentraleve te Fierzes Komanit dhe Vaut te Dejes. Eksperti i mjedisit ne Kukes Besnik Hallaci ne nje interviste per Shqip sqaron se cili eshte roli i njeriut dhe cfare mund te behet per te shmangur permbytjet

Perse po perseriten permbytjet ne Shqiperi

Jane tre faktore. I pari te cilin Shqiperia nuk e kontrollon dot eshte ndryshimi klimatik global. Por ky faktor nuk do te kishte sjelle keto pasoja nese nuk do te ishin dominues dy faktore te tjere qe jane zhveshja e relievit nga bimesia dhe keqmenaxhimi i shtreterve te lumenjve. Keta dy te fundit jane faktore te dores se njeriut dhe per kete arsye shoqeria shqiptare komuniteti dhe ne menyre specifike shteti kane pergjegjesi te plote.

Ju renditet tre faktore por a mund te na sqaroni detaje per te na e bere me te kuptueshme gjendjen

Per faktorin e ndryshimit klimatik ne glob po sjell nje shembull te thjeshte. Ne fshatin Buzemadhe qe ndodhet ne lartesine 1200 m mbi det asnjehere me pare nuk eshte kultivuar domatja sepse asnjehere nuk ka arritur te skuqet per shkak te temperaturave te uleta. Por edhe vitin e shkuar edhe kete vit ne kete fshat jane kultivuar domate. Ndoshta ne jemi te paret ne zone flas per Ballkanin qe e ndjejme kete pasoje. Me tej mund te shtoj se malet tona jane zhveshur nga sepata dhe dora e njeriut. Miliona metra kub uje qe do te perthitheshin nga bimet e larta qe do te ruanin edhe strukturen e tokes me rrenjet e tyre por qe sot jane shkaterruar depozitohet ne shtreterit e baseneve dhe perfundon ne det. Por deri ne det kjo prurje gjigante shkakton pasoja dramatike sic po e jetojme tashme. Nderkohe argjinaturat nuk jane te forta nuk jane pastruar kanalet e percjelljes se ujit ne det dhe as nuk eshte investuar per hidrovoret. Pushtetaret e kane shperdoruar ne menyre te tmerrshme pasurine kombetare duke lejuar aktivitete ndertimi pa kriter prane lumenjve apo ne shtratin e tyre kane lejuar aktivitete minerare gjithashtu pa kriter dhe ja tani ndodhemi para tragjedise.

Si mund te dilet nga kjo situate

Dalja duhet te sigurohet nga programe te qarta te shtetit duke punuar fort per te rivene ne ekuiliber aq sa mundet natyren ne malet e Veriut dhe te krejt vendit duke pyllezuar me doemos siperfaqet e zhveshura te maleve dhe kodrave te krejt pellgjeve ujembledhes duke ringritur edhe ne fushe sistemet e drenazhimit dhe te kullimit te tokave dhe duke thelluar kanalet percjellese te ujerave duke ruajtur ate qe ka mbetur nga keqperdorimi i pafalshem i natyres sepse natyra hakmerret.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›