E Shtunë, 31 Tetor 2026

G20 perspektivat ekonomike per 2012 te moderuara

Rritja në ekonomitë e avancuara është e dobët dhe më e fortë në ekonomitë emergjente pavarësisht se edhe në këto vende ritmet kanë filluar të ngadalësohen. Perspektivat e rritjes për vitin 2012 janë të moderuara dhe rreziqet e larta vijojnë të mbeten. Kështu thuhet në dokumentin përfundimtar pas takimit të liderëve të G20-ës të mbajtur në Meksikë. Këtë e ka përforcuar edhe më tej drejtoresha e FMN, Christine Lagarde gjatë këtij takimi.
“Nuk jemi jashtë zonës së rrezikut dhe ka ende paqëndrueshmëri ekonomike dhe financiare. Rreziku kryesor është ai financiar dhe lidhet me faktin se qendra financiare është ende e dobët dhe kjo kryesisht brenda vendeve të Eurozonës, ku Banka Qendrore Europiane është mbështetësja kryesore e shumë bankave për dhënien dhe menaxhimin e likuiditetit.
Gjithsesi sekretari amerikan i thesarit Timothy Geithner ka vlerësiuar hapat e fundit të ndërmarrrë nga BE për reduktimin e rreziqeve të ekonomisë”-tha shefja e FMN-së
“Europa ka reaguar mire për të reduktuar në mënyrë domethënëse rrezikun për një katastrofë të krizës financiare, pavarësisht dobësimit të rritjes europiane. Gjithsesi po asistojmë në sinjale inkurajuese të qëndrueshmërisë në shumë ekonomi emergjente”- u shpreh Tim Geithner
 Në komunikimin final të samitit të G20, thuhet se jemi të angazhuar fortë në mbështetje të rritjes dhe krijimit të vendeve të reja të punës.
Por nga ana tjetër vendet e G20 kanë dhënë alarmin mbi rreziqet për rritjen e cmimit të naftës.
Një tjetër cështje e diskutuar në këtë samit lidhej me shtimin e kontributit në FMN. Të gjitha vendet kanë ritheksuar se synojnë të cojnë përpara reformat për kuotat e kontributrit në FMN sipas marrëveshjes së firmosur në vitin 2010 dhe që do të përfundojë brenda muajit tetor në samitin që do të mbahet nga FMN dhe BB.
Përsa i përket masës së aftësive të huasë së FMN, kreu i këtij institucioni, Lagarde ka theksuar se nuk ka rëndësi shifra.
“Nuk jam e fiksuar për nivelin e 500 miliardëve euro, kjo do të varet nga ecuria e ekonomisë botërore. Nëse ekonomia do të përkeqësohet natyrisht që shuma e fondit për huatë e vendeve në vështirësi duhet të jetë më e lartë. Ne mendojmë se 500 mld euro janë një kufi i fortë për të fiksuar në realitet një numër që duam të arrijmë”-ka thënë Lagarde
Vendet e Eurozonës do të studjojnë forcën e instrumentave të tyre antikrizë në mars dhe kjo do të jetë thelbësore për konsideratat në vijim mbi shtimin e burimeve të FMN-së thuhet në komununikimin përfundimtar të samitit të G20-ës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›