E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permiresohet situata ne zonat e thella te Shkodres

Është përmirësuar dukshëm situata në zonat e thella të qarkut të Shkodrës. Prefektja Voltana Ademi ka bërë një paraqitje të detajshme të gjendjes në akse rrugore dhe në komunat e bllokuara nga reshjet e borës. Ajo tha se shumë shpejt do të jenë të hapura të gjithë rrugët si dhe do të zhbllokohen ato fshatra të thella, të cilat këtë situatë e perjetojnë në cço dimër.
“Kemi një situatë dukshme të përmirësuar në gjithë territorin e Qarkut të Shkodres shprehet kështu Prefektja e Voltana Ademi në një prononcim për media. Prefektja Ademi sqaron se janë drejt përfundimit hapja e rrugëve në zonat të cilat janë të bllokuara, sic është aksi Doganë-Vermosh, Kir-Mali I Shoshit dhe rruga e Iballës”-deklaori Prefektja e Qarkut të Shkodrës Voltana Ademi.
Ngritja e temperaturave dhe shkrirja e dëborës nuk ka njohur rritje të nivelit të ujit në kaskade shprehet Ademi por që sipas metorologëve në ditët në vijim pritet një përmirësim të situatës në kaskadë
Sipas saj gjatë 24 orëve të fundit ka pasur reshje dëbore në majat e bjeshkëve të veriut çka nuk kanë ndikuar në situatën në akset rrugore dhe në zonat e prekura gjatë këtyre javëve nga dëbora.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›