E Shtunë, 31 Tetor 2026

G20 vendos për shkurtime të deficitit buxhetor

"Ne kemi vendosur objektiva të fortë për ekonomitë e avancuara sa i përket zvogëlimit të borxheve si dhe zvogëlimit të deficiteve buxhetore. Objektivat janë zvogëlimi prej 50 për qind i deficitit buxhetor deri në vitin 2013, si dhe i borxhit kundrejt GDP-së që do të duhej te paktën të stabilizohej ose te përmirësohej deri në 2016", deklaroi mikpritësi i këtij takimi, kryeministri kanadez Stephen Harper.

Ndërsa kryeministri britanik David Kameron, mendon se duke ndrequr problemet e borxheve, do vijë dhe rritja ekonomike.

Presidenti Obama ishte zëri kryesor në thirrjet për një kujdes më të madh në shkurtimin e shpenzimeve publike.

"Unë mendoj se kjo ka qenë me të vërtetë një çështje rreth të cilës te gjithë jemi pajtuar. Ne duhet të sigurojmë që të mos ngutemi shumë shpejt për të dalë nga kjo situatë, por në të njëjtën kohë duhet të jenë të ndërgjegjshëm se borxhet dhe nivelet e deficiteve të industrive të avancuara tani janë të paqëndrueshme
dhe duhet të trajtohen në mënyrë serioze.”

Në fund komunikata e rënë dakord nga të gjitha vendet e G20 lejon secilin prej tyre që të theksojnë pikëpamjet vetjake. Objektivat për pakësimin e borxhit të qeverisë, gjithashtu, janë në përputhje me planet qe ata kishin bërë më herët.

Në një numër çështjesh, si p.sh rreth taksës që bankat duhet t'i paguajnë njëra tjetrës në rast se huazojnë të holla, samiti vendosi që secili vend duhet të vendosë vetë se cila është mënyra më e përshtatshme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›