E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emri i Maqedonisë, diskutohet propozimi i ri

Mediat maqedonase bëjnë të ditur se propozimi aktualisht i është paraqitur dy kryeministrave, Nikolla Gruevski dhe atij grek Jorgos Papandreu, të cilët po diskutojnë në sekret të plotë.

“Nimetz nuk dëshiroi të dalë publikisht me këtë propozim apo ide, e cila do të ishte refuzuar sërish nëpërmjet qëndrimeve publike të të dyja palëve”, kanë theksuar burime pranë OKB-së në Nju Jork.

Zëvendësshefi i diplomacisë greke, Dimitris Drucas ka deklaruar për gazetën “Ta Nea” se pozicioni i Greqisë është për gjetjen e një zgjidhje që përfshin një emër me përmbajtje gjeografike me përdorim të përgjithshëm. Ai nuk ka komentuar propozimin e fundit “Republika e Maqedonisë së Vardarit”, por ka lënë hapësirë për të diskutuar një propozim të tillë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›