E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria merr borxh 25 milion euro nga bankat

Bonoja u emetua për një vlerë prej 25 milionë eurosh dhe yield-i maksimal i pranuar ishte 6.19%. Një numër i lartë bankash, si dhe individësh bënë ofertat e tyre, vlera në total e te cilave ishte (33 milion euro) shumë më e lartë se sasia e synuar nga Ministria.

“Nxjerrja e këtij instrumenti është në përputhje me strategjinë e huamarrjes se MF-se për te diversifikuar instrumentet dhe burimet e financimit të nevojave për shpenzime kapitale të buxhetit të shtetit për vitin 2010. Vlera ekuivalente ne leke e këtij emetimi është e parashikuar ne buxhetin e këtij viti”, thanë burime zyrtare nga Ministria e Financave.

Sipas deklaratës, ky instrument nuk kufizon likuiditetin në euro të sistemit bankar ndaj sektorit privat, sepse jo vetëm që vlera e tij përben një fraksion të fluksit të eurove në vend gjatë muajve të fundit, por është gjithashtu pjesë e një likuiditeti që në rast se nuk tërhiqej nga qeveria, do të shkonte për t'u investuar jashtë vendit.

Nga monitorimi i kujdesshëm i tregut bankar, Ministria e Financave ka vërejtur se një sasi gjithnjë e më madhe e likuiditetit në euro të bankave gjatë muajve të fundit, po shkon për t'u investuar nëpër tregjet evropiane me instrumente afatshkurter dhe norma interesi relativisht te ulëta, dhe është në sasi shumë më i lartë sesa nevoja e sektorit privat.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›