E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria merr eurobondin, përfundon me sukses ankandi

Qeveria shqiptare ka përfunduar me sukses ankandin për marrjen e eurobondit në tregun e brendshëm. Lajmi konfirmohet për "Ora News" nga drejtues të Ministrisë së Financave të cilët theksojnë se operacioni për të marrë 25 milionë euro me një normë interesi prej 5.8 përqind ka përfunduar me sukses.

Sipas Ministrisë së Financave në ankand janë ofruar 33 milionë euro me një normë interesi prej 6.2 përqind por qeveria ka marrë vetëm shumën e kërkuar. Më tej drejtuesit e ministrisë së financave kanë theksuar se marrja e eurobondit është vlerësimim i stabilitetit makroekonomik.

Ndërkohë qeveria dhe ministria e financave ka deklaruar pak ditë më parë për marrjen e eurobondit në tregun e brendshëm duke qënë se marrja e eurobondit në tregun ndërkombëtar është shtyrë për shkak të vështirësive ekonomike që ka Europa dhe për këtë qeveria ka gjetur zgjidhje në tregun e brendshëm.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›