E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytje nga shiu në Tiranë, Bashkia dhe policia në “këmbë”

Për të përballuar këtë situatë të krijuar, Bashkia e Tiranës njoftoi se janë marrë një sërë masash, duke angazhuar të gjithë punonjësit e Ndërmarrjes nr. 2 të Ujësjellës – Kanalizimeve, operatorët e pastrimit, me qëllim rikthimin e situatës në normalitet.

Po kështu, po bashkëpunohet me Shërbimin Zjarrfikës, për të bërë të mundur largimin e ujit me bote, në pjesët më problematike. Gjithashtu, në rrugët e Tiranës janë vendosur rreth 150 policë bashkiake dhe 20 mjete, ndërkohë që Policia e Rendit ka përforcuar shërbimet e saj në zonat problematike, ka shtuar patrullat e përgjithshme dhe shërbimet e Policisë Rrugore, pasi reshjet e shumta kanë bërë të mundur që një numër semaforësh të jenë jashtë funksionit.

Njëkohësisht është devijuar qarkullimi i mjeteve, në rrugën “Don Bosko”. Situata më problematike nga reshjet paraqitet kryesisht në rrugën “Don Bosko”, në “Kombinat”, (pranë Fabrikës së Birrës), tek rruga “Hoxha Tahsin”,  në drejtim të Farmacisë 10 dhe tek Ura e Madhe e Dajtit. /Start/

                                                                                             2012-06-05 09:54
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›