G8: Së pari rimëkëmbja, kostot më pas
Rimëkëmbja e ekonomisë botërore nuk është ende diçka e garantuar, ndërkohë që në çastin kur bëhet fakt i kryer, qeveritë duhet të nisin të shqetësohen për faturat stratosferike të paketave të shpenzimeve që janë derdhur për t‘i shpëtuar krizës. Ky është përfundimi në të cilin është arritur gjatë samitit të liderëve të Grupit të të Tetëve që po zhvillohet në Akuila të Italisë. Sipas një deklarate të publikuar mbrëmë, një kopje e së cilës ishte siguruar që më parë nga agjencia "Reuters", mësohet se liderët kanë arritur në këtë përfundim: "Ndërsa vërehen shenja stabilizimi, përfshi edhe ringjalljen e tregjeve të bursave, situata ende mbetet e paqartë dhe ekonomisë e stabilitetit financiar i kanosen ende rreziqe".
Liderët e G8-ës, të cilët dje në Akuila të Italisë diskutuan kryesisht mbi çështje ekonomike janë dakord të nisin të ndërpresin shpenzimet për stimulimin e ekonomive, por duke nënvizuar se kjo do ndodhë vetëm në çastin kur ekonomia të duket vërtet e shëruar. "Ramë dakord mbi nevojën e përgatitjes së strategjive të përshtatshme për heqjen dorë nga masat e jashtëzakonshme në çastin kur do të sigurohemi se ekonomia e ka marrë veten", shkruhej në deklaratën e përbashkët të liderëve të Grupit të të Tetëve - i përbërë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia, Gjermania, Franca, Britania, Italia, Kanadaja dhe Rusia. "Strategjitë e ndërprerjeve të paketave të ndihmave do të ndryshojnë në varësi të kushteve ekonomike dhe financave publike".
Sipas ekonomistëve, shenjat pak të pëlqyeshme që ka shfaqur tregtia gjatë javëve të fundit, e bëjnë të logjikshme vënien e rimëkëmbjes ekonomie në krye të axhendës së bisedimeve. "Gjatë dy ose tri javëve të fundit janë vërejtur disa shenja që e bëjnë më se të arsyeshëm këtë qëndrim të liderëve", tha për "Reuters" Gavin Frend, strategjist në Bankën Kombëtare Australiane të Londrës.
Përpara takimit të Italisë, zyrtarë të lartë kishin bërë me dije se Angela Merkel kishte ndër mend t‘u kërkonte liderëve të tjerë t‘u përmbaheshin zotimeve për masa energjike në kuadrin e financave publike në çastin kur stuhia do të kalonte. Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania, Japonia dhe Franca kanë ndër mend që të paktën hë për hë të fokusohen më shumë te rimëkëmbja.
Liderët e një grupi tjetër të përbërë nga ekonomitë e mëdha në zhvillim, i njohur si G5 - aktorët më të rëndësishëm të të cilit janë Kina, India e Brazili - do të takohen paralelisht sot për t‘iu bashkuar më pas liderëve të G8-ës, e për të dalë në fund me një tjetër deklaratë të përbashkët.
Takimet e dy grupeve po vëzhgohen nga afër prej disa tregjeve financiare, pasi Kina ka kërkuar hapjen e një debati mbi rezervat valutore globale, duke hedhur idenë se me kalimin e kohës duhet hequr dorë nga varësia e sistemit financiar global ndaj dollarit. Presidenti kinez, Hu Xhintao, u tërhoq nga bisedimet në çastin e fundit për shkak të trazirave në Kinën Veriperëndimore ku deri tani janë regjistruar 156 të vdekur.
Takao Hatori, strategjist në shoqërinë financiare "Mitsubishi UFJ Securities", mendon se perspektiva e hapjes së diskutimeve mbi dollarin i ka nervozuar tregjet, por lajmi se kjo temë nuk është cekur nga dy grupet e largoi disi atë shqetësim. Lajmet e përhapura javën e fundit për kërkesën e Kinës për hapjen e këtij debati e rrëzuan menjëherë dollarin me një pikë në raport me euron, por analistët mendojnë se gjërat do të kthehen shpejt në vend.