Xhani prezanton Partizanin, por sërish pa para
Ditën e djeshme rreth orën 17:00 në ambientet e klubit sportiv të Partizanit, u bë prezantimi i të kuqve për sezoni e ri. Prezantimi ishte shumë interesant dhe pritja të krijonte një gjendje ankthi. Të gjithë pranishmit ishin tepër kurioz për të parë prezantimi i ekipit të Partizanit për sezoni 209-2010. Me ardhjen e lojtarëve në klub, u bë edhe shpërndarja e uniformave për ta. Prania e një numri të madh tifozësh ishte ajo që ra në sy, pasi vetëm një ditë më parë ishte deklaruar se nuk do të ishin të pranishëm në “shfaqjen e Xhanit”, por ato më besnikët dhe më kuriozët nuk munguan. Ndërkaq Xhani gjatë konferencës për shtyp tha se do të afrojë aksionerë të tjerë në klub. Gjithsesi ai la të kuptohej se ende nuk kishte gjetur paratë për të shlyer lojtarët.