E Shtunë, 31 Tetor 2026

G99: “Ndotja e ajrit, kërcënim për jetët e shqiptarëve”



Lëvizja G99 ka denoncuar qeverinë për mungesën e strategjive për përmirësimin e nivelit të ndotjes së ajrit në vend. Një nga aktivistët e këtij grupimi, Maklen Misha, ka denoncuar aktivitetin e furrave të gëlqeres, të cilat janë ngritur pa kriter në çdo zonë të vendit duke ndotur ambientin. “Jemi këtu, në një zonë që tashmë është kthyer në simbolin e shkatërrimit që po i bëhet ambientit në Shqipëri. Këto furra gëlqereje dhe ky tym e pluhur, që ngrihet prej tyre, janë provat e pakundërshtueshme të moskujdesit dhe papërgjegjësisë së shtetit tonë ndaj ambientit. Në një kohë që qeveria bën deklarata të pafundme për zhvillimin e turizmit në Shqipëri, siç mund ta shihni dhe vetë, një ndër zonat më interesante të vendit tonë, qoftë përsa i përket trashëgimisë kulturore e historike, qoftë përsa i përket natyrës që dikur ka qenë shumë e bukur, tashmë është degraduar prej këtyre aktiviteteve në një masë të atillë sa është e vështirë të përfytyrosh se si një turisti do t’i shkonte ndonjëherë ndërmend të harxhonte kohën dhe paratë e tij për ta vizituar. Por ajo që është më e rëndësishmja dhe që e bën këtë neglizhencë të shtetit shqiptar kriminale është kërcënimi i jashtëzakonshëm që paraqesin këto aktivitete për shëndetin dhe jetën e popullsisë së kësaj zone dhe po ashtu të Fushë-Krujës e Tiranës”, - është shprehur Misha.

21 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›