E Diel, 1 Nëntor 2026

G99: Ndryshimet në SHISH, pa asnjë konsultim

Partia G99 reagoi dje mbi projektligjin për funksionimin e SHISH-it, duke vlerësuar se nuk është marrë mendimi i opozitës, por edhe i ndërkombëtarëve. Genc Kojdheli, përfaqësuesi i kësaj partie, vuri në dukje se kjo mazhorancë edhe një herë devijon vëmendjen e opinionit publik, duke u marrë me një çështje sa periferike, aq edhe problematike, siç është mandati dhe kompetencat e Shërbimit Informativ të Shtetit. “Nuk do të shqetësoheshim aspak për këtë ripërkufizim të mandatit dhe kompetencave të SHISH, sikur iniciativa të mos vinte nga mazhoranca e drejtuar prej zotit Berisha. Të gjithë e mbajnë mend kohën kur Shërbimi Informativ ishte vetëm një vegël në duart e presidentit të asokohe, dhe shërbente si një institucion dhune, frikësimi e represioni”, tha Kojdheli. Ai i kërkoi qeverisë që të kthejë sytë nga problemet e mprehta të vendit, nga zonat e përmbytura, nga varfëria e tejskajshme, kriza ekonomike, e reforma e pronës, dhe të mos prekë e tentojë të uzurpojë institucionet kushtetuese, ashtu si nuk ka hezituar të bëjë në të shkuarën.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›