E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Meta riktheu vitin 2005, sheh interesat e oborrit te tij te vogel

Socialistet akuzojne kryetarin e LSI-se se po e kthen vendin ne vitin 2005. Duke i deklaruar spekulative deklaratat dhe lajmet se PS dhe LSI kane bashkuar votat ne Lushnje, per miratimin e buxhetit te bashkise se ketij qyteti, zedhenesja e kryesise se PS, Mimi Kodheli eshte shprehur se votuan vetem per interesat e qytetareve. "Dje shqiptaret pane dy tablo, qartesisht te dallueshme te raportit mes politikes e qytetareve. Tablone e Keshillit Bashkiak te Lushnjes, ku keshilltaret socialiste votuan buxhetin e qytetareve, pavaresisht se jo te gjitha verejtjet e tyre u moren parasysh nga kryebashkiaku, qe i perket grupit te Ilir Metes, por edhe tablone e Pallatit te Kongreseve, ku me gjuhen e vjeter te Sali Berishes, Ilir Meta e Monika Kryemadhi fyen e shpifen ne menyren me shembullore bashkine e Tiranes e kryetarin e saj", akuzoi ne menyre te drejtperdrejta Kodheli. Ai u shpreh se me voten pro buxhetit te qytetit te Lushnjes, PS respektoi kontraten e koalicionit te zgjedhjeve te 18 shkurtit me qytetaret lushnjare. "Ndersa Ilir Meta e Monika Kryemadhi, per fat te keq, e vune edhe njehere dje interesin e oborrit te tyre te vogel, mbi vullnetin dhe interesat e medha te qytetareve te Tiranes", tha zedhenesja socialiste. E cila u shpreh se kjo dyshe e LSI-se deformoi realitetin e shifrave te buxhetit e te fakteve te punes se bere nga bashkia e Tiranes, me nje agresivitet e mungese vertetesie aq te madhe, sa me siguri duhet t'i kete pasur zili edhe Berisha me Olldashin. "Kur mbeten edhe 148 dite nga largimi i Berishes, ne mendojme qe Ilir Meta s'ka asnje te drejte te sillet me interesat e njerezve e te vendit, njesoj si ne vitin 2005", tha Kodheli.

"Buxheti, dialog ose s'terhiqemi nga vendimi"

Drejtuesit e bashkise duke abuzuar me parate e qytetareve, nxjerrin punonjesit te mbulojne gropat me zift ne mes te shiut te dendur, duke treguar se veprimet e tyre jane thjesht fasade dhe demagogji. Petrit Vasili, dje ne nje konference per shtyp eshte shprehur se mbulimi i ketyre gropave te vogla me zift, nuk e mbulon dot ate grope te madhe qe ka krijuar bashkia e Tiranes, nga shperdorimi i buxhetit te qytetareve.

Edhe njehere Vasili ka kerkuar nga kryetari i bashkise Rama, qe te ulet me anetaret e Keshillit Bashkiak dhe te diskutoje per kete buxhet, sepse sikurse tha ai, buxheti eshte i qytetareve te Tiranes, jo i Edi Rames, apo i punonjesve te tjere te administrates se bashkise, te cilet perpiqen t'i mbushin mendjen qytetareve, duke e konsideruar voten e LSI-se, si vote politike. Perkundrazi tha sekretari i Pergjithshem Vasili, LSI-ja nuk terhiqet nga qendrimi i saj teper parimor dhe luajal, qendrim ky qe i shkon pershtat interesave dhe qellimeve te komunitetit te gjere te Tiranes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›