G99 shnderrohet zyrtarisht ne parti
G99 nga dita e sotme do te jete parti politike. Ky grupim, qe drejtohet nga Erion Veliaj, e merr sot kete vendim per te qene gati per garen e 28 qershorit 2009. Veliaj shprehet se e ndermerr kete vendim qe te kete mundesi te garoje “per t’i dhene fund tranzicionit, per te sjelle me te mirat ne sherbim te publikut dhe per te dhene kontributin tone ne demokratizimin e demokracise”. Te gjithe anetaret e Asamblese se G99 do te firmosin sot, themelimin e G99. Dokumenti me firmat se bashku me statutin e partise do te dergohen per regjistrim ne Gjykaten e Tiranes. Veliaj ka sqaruar se kjo parti nuk do te beje aleanca me politikanet e vjeter, por do te afroje rreth saj shume te rinj, te cilet mund te ndryshojne vendin dhe te ringjallin shpresen dhe besimin e humbur tek shqiptaret. Kjo parti e re synon qe te dale me kandidatet e saj ne te gjithe vendin, ne pritje te nje rezultati te mire ne zgjedhjet e aferta parlamentare. Gjate kesaj periudhe, Veliaj dhe levizja qe ai ka drejtuar dhe qe sot merr emrin parti politike, jane afruar me te majten, por ende nuk eshte bere e ditur ndonje marreveshje me partine me te madhe te opozites, Partine Socialiste, megjithese Veliaj eshte etiketuar si nje bashkepunetor i ngushte i Edi Rames. Ndoshta, forca me e re politike pret qe te mase forcat e saj perballe partive me te vjetra. Veliaj pritet te jete nje nga kandidatet per deputete ne kryeqytet.