E Diel, 1 Nëntor 2026

‘Canon’ kthen punonjësit në shtëpi: Bëni fëmijë

 

Ndërsa e gjitha bota është e shqetësuar për krizën financiare, kompaninë japoneze, Canon, e shqetëson një tjetër problem, shkalla e ulët e lindjeve në vend, e cila ka shënuar nivelin më të ulët në botë duke sjellë plakje të popullsisë. Kështu drejtuesit e kësaj kompani gjigande të pajisjeve elektronike vizuale, u kanë mundësuar punonjësve të tyre dy ditë në javë largim para kohe nga puna me qëllimin për të ndërtuar familje apo për të lindur fëmijë. Menaxherët perëndimorë të kompanisë kanë hedhur një batutë mbi këtë zgjidhje të vendosur për zyrat në Japoni “Shkoni në shtëpi dhe shumohuni”! por zëdhënësi i kompanisë Hiroshi Yoshinag, tregon se nisma është shumë serioze. “Shoqëria jonë ka një program të planifikimit familjar për të stimuluar lindje. Dërgimi në shtëpi i punëtorëve para kohe është pjesë e këtij programi”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›