E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përurohet me protesta “Shtëpia e Nënë Terezës”

 

Një objekt që konsiderohet si “Shtëpia e Nënë Terezës” është përuruar dje në Shkup duke u shoqëruar nga protesta. Objekti, i cili ndodhet në qendër të qytetit, u financua nga qeveria, por ai ka ngjallur diskutime pasi intelektualët shqiptarë mendojnë se në këtë objekt që do të jetë dhe muze, fshihet origjina e saj shqiptare. Veç kësaj, shtëpia nuk po ndërtohet në vendin autentik, ku ka lindur dhe jetuar Nënë Tereza, e ku në fakt qeveria ka vendosur të ndërtojë një kishë ortodokse. “Ne protestojmë kundër falsifikimit të historisë dhe përurimit të një ndërtese që ka për qëllim zëvendësimin e vendit të shtëpisë së Nënës Terezë, me çka i lihet hapësirë ndërtimit të një kishe ortodokse, mbi themelet e shtëpisë së familjes Bojaxhiu. Ne do të reagojmë kundër falsifikimit të historisë dhe trashëgimisë sonë kulturore dhe intelektuale”, komenton lideri i lëvizjes “Zgjohu” në Maqedoni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›