GARA DREJT FUNDIT
Konformizmi dhe sjellja kolektivisht në mënyrë të ngjashme është fatkeqësisht ndër trashëgimitë më tipike që kemi marrë prej komunizmit. Kjo manifestohet me atë fenomen që në terminologjinë e shkencave sociale quhet "herd behaviour" dhe që më së miri mund të shqipërohej në shqip si "sjellje e kopesë". Sjellja në fjalë nënkupton prirjen e shoqërisë për t‘u përfshirë në mënyrë masive në të njëjtën sjellje të ngjashme në veprimtari të ndryshme shoqërore, duke ndjekur turmën, modën apo perceptimet që mbizotërojnë në publik në një moment të dhënë.
Këto perceptime shpesh mund të jenë të gabuara, edhe pse përqafohen nga shumica, mirëpo përhapen lehtë si epidemi duke përfituar nga fakti që njerëzit në Shqipëri në pjesën dërrmuese e kanë të zbehtë individualitetin dhe janë më tepër produkte mjedisi. Këtu i shtohet edhe mungesa e përvojës me këtë sistem të demokracisë liberale dhe ekonomisë së tregut dhe një nivel relativisht i ulët i shkollimit dhe kulturës politike që i bën njerëzit t‘i gëlltisin gjërat si t‘u vijnë pa i bluar ndopak në mënyrë racionale. Mirëpo edhe kur këto perceptime janë të drejta në nismat e veta, vetë fakti që në ato sjellje turret e gjithë shoqëria, bën që këtyre nismave t‘u shterojë dobia, e madje të shndërrohen në kundërvepruese.
Një ndër fushat ku më dendur haset aplikimi i këtij termi është ekonomia dhe rastet e Shqipërisë të sjelljes në kope janë flagrante dhe dramatike. Në krye të listës renditet dhimbshëm mania e popullit shqiptar, për të hedhur paratë në firmat piramidale, dhe aq e fortë ishte kjo tendencë publike sa njerëz të ndryshëm pa fijen e racionalizmit ende orvateshin të fusnin para te "Sudja" e "Gjallica" në shkurt të vitit 1997, ndërkohë që qeveria kishte bllokuar tashmë "Popullin" dhe "Xhaferin" në dhjetor të vitit pararendës.
Përhapja e universiteteve me këtë ritëm galopant mund të konsiderohet sot si aplikimi i radhës i teorisë së kopesë në realitetin shqiptar. Lejimi i universiteteve private ishte padyshim një lajm i mirë dhe vërtet entuziazmues për Shqipërinë, pasi më në fund do të mundësonte hapjen e arsimit të lartë ndaj rregullave dhe efikasitetit të ekonomisë së tregut, do të tërhiqte kapitale të bollshme private, rriste diversitetin dhe konkurrencën tek oferta mësimore, si dhe bënte të mundur aplikimin e përvojave, modeleve apo kurrikulave më bashkëkohore perëndimore.
Mirëpo, siç i thonë, buka me kripë e kripa me karar dhe befas Shqipëria nga një treg i zhuritur u shndërrua nga një treg i mbingopur.
Nga të qenit ndër të fundit vende në Europë, për sa i përket hapjes së arsimit të lartë ndaj sektorit privat, jemi shndërruar në një ndër vendet me më shumë shkolla të larta private për frymë në Europë, me një numër që e ka kaluar tridhjetëshen.
Sikur të mos mjaftonte me zgjedhjet shembullore të zhvilluara, Kosova edhe pse ende shtet lehonë, i jep një leksion të mirë Shqipërisë edhe për sa u përket universiteteve private, duke i vendosur ato nën një nivel shumë më të rreptë mbikëqyrje e duke i detyruar që nga 36, tani të jenë plotësisht funksionale vetëm gjashtë shtete.
Në parim, në kushtet e ekonomisë së tregut është më se legjitime që qoftë sipërmarrësit a qoftë konsumatorët potencialë të arsimit privat, të veprojnë në liri të plotë, fundja më qafë veten paçin, se janë të rritur e të vaksinuar e u takon të marrin përsipër përgjegjësitë personale për zgjedhjet që bëjnë.
Le të mësojnë duke e pësuar. Një tregu i takon të ketë edhe kioska që shesin qofte e kukurec në zgarë, që gëlltitet me ndonjë dhallë apo teke vodkë, por ka edhe restorante ku shërbehet ‘fois gras‘ apo ‘chateau briand‘, të shoqëruar me ‘brunello di montalcino‘ apo ‘don perignon‘.
Mirëpo në rastin e arsimit të lartë, ndryshe nga shija e një ushqimi që provohet menjëherë, shija e shkollimit zbulohet shumë vonë, aq vonë sa shpagimi apo kompensimi për një
"çorbë" të keqe të blerë s‘të hyn më në puna.
Një tjetër problem ka të bëjë me koston e përgjithshme, apo ndërlikimet që vijojnë një zgjedhje të gabuar.
Ashtu sikurse individë të ndryshëm grykës donin që të shumëfishonin paratë që kishin për pak kohë, duke dredhur zinxhirin nëpërmjet firmave piramidale, e mandej kur i humbën këto para nga kjo veprimtari e lirë, kërkonin që shteti të mbarte pasojat financiare të zgjedhjeve të tyre të gabuara ekonomike. Ashtu kemi për të parë një lukuni injorantësh të diplomuar, që e kanë marrë shkollën duke kaluar më shumë kohë në kafene sesa në auditorë, të cilët kur të zbulojnë se diploma e marrë pa djersë nuk vlen kurrgjë në tregun e punës, do fillojnë të pretendojnë vende pune e asistencë qyl nga shteti ose do shtojnë radhët e kontingjenteve të krimit.
Po të shikohet si po zhvillohet tregu i arsimit të lartë në Shqipëri, vihet re me pikëllim se ashtu sikurse ka ndodhur më parë, tregu e ka për zakon të gravitojë në kahun e gabuar.
Aq shumë është eklipsuar oferta cilësore prej ofertës sasiore, sa mund të thuhet që në arsimin e lartë shqiptar ne po vëmë re një garë të mirëfilltë drejt fundit.
Duhet pranuar që për vetë nga tradita e vobektë akademike e vendit tonë, nuk mund të pretendohet të kemi një ambient akademik të lulëzuar. Universiteti ynë i parë ka pesë dekada, ndërkohë që ekonomia shqiptare në komunizëm ka qenë në rastin më të mirë bujqësore-industriale, duke mos kërkuar shumë krah pune të kualifikuar e duke mos e nxitur zhvillimin e arsimit të lartë. Mirëpo studimet tregojnë që mbi 80% e asaj shtrese të vogël profesorësh e hulumtuesish që u krijua nga komunizmi, ishin të parët që e braktisën vendin e u larguan për emigracion.
Ata akademikë që ngelën prej atij sistemi ose janë të paktë, ose janë tejet të plakur e inaktivë, ose thjesht zotërojnë njohuri të prapambetura që e kanë humbur vlerën në rrjedhën e viteve.
Tranzicioni i ashpër shqiptar u hapi rrugën modeleve të tjera të suksesit apo pasurimit, duke e zhvleftësuar rolin e shkollimit e për rrjedhojë duke mos e përmbushur nevojën për kuadro të kualifikuar mirë që ka pasur Shqipëria. Vetëm një përqindje e papërfillshme e të rinjve që u përfshinë në emigracionin ekonomik të viteve nëntëdhjetë e shfrytëzuan daljen në Perëndim për t‘u shkolluar e për t‘u kthyer pastaj në atdhe si individë me kualifikim të lartë.
Për rrjedhojë numërohen me gishta shqiptarët që kanë marrë një doktoraturë nga universitete të mira perëndimore, sidomos në fusha të shkencave sociale, ku edhe tradita jonë është e varfër, ndërkohë që nevoja është e madhe.
Nga ana tjetër, viktimë e tranzicionit nuk është vetëm ambienti akademik i gjymtuar, por edhe cilësia e arsimit parauniversitar. Shembja e rigorozitetit nëpër shkolla, migrimi i brendshëm, që i çoi një pjesë të mirë të arsimtarëve në metropolin e Tiranës, ose jashtë vendit, zhvleftësimi i zanatit të arsimtarit përkundrejt të tjerave veprimtarive ekonomike më pak të lodhshme, por më fitimprurëse, ka bërë që arsimi parauniversitar të dëmtohet rëndë. Jo vetëm që nuk është përfituar nga liria dhe begatia e sistemit të ri politik, për ta çuar shumë përpara arsimin parauniversitar, por e kundërta ka ndodhur, arsimi është përkeqësuar krahasuar me komunizmin, si pasojë e mungesës së përgjegjësisë, llogaridhënies dhe përkushtimit.
Aq keq është bërë situata, sa prindërit e interesuar detyrohen të paguajnë që të çojnë fëmijët në kurse private plotësuese që në shkollë fillore. Sivjet janë ulur në bankat universitare maturantët që kanë lindur pas rënies së bustit të Enver Hoxhës në sheshin "Skënderbej", duke qenë kryekëput produkt i një sistemi të hallakatur shkollor.
Për rrjedhojë, edhe po të kenë vullnetin e mirë e të jenë të sinqertë sipërmarrësit e universiteteve private e kanë mirëfilli të vështirë që të bëjnë një universitet privat që të jetë njëherazi i madh dhe cilësor. Në vendin tonë thjesht nuk ka mjaftueshëm kuadro për të mbushur departamentet e një shkollë të madhe të lartë cilësore, si dhe nuk ka mjaftueshëm maturantë cilësorë e me potencial të lartë. Fragmentimi i skajshëm i sektorit nuk bën gjë tjetër përveçse e bën akoma më të pamundur që të ndërtohen shkolla të larta cilësore.
Këtu shtohet edhe fakti që ka shumë bursa për studime jashtë vendit për studentët e shkëlqyer, si dhe fakti që vende si Gjermania, Franca, Suedia, Norvegjia, Finlanda etj., e kanë arsimin e lartë falas të subvencionuar nga shteti edhe për shtetasit e huaj.
Kështu që ata pak maturantë që janë me të vërtetë shumë cilësorë sa të dinë apo mësojnë një gjuhë të huaj e të kenë nota të mira, e që janë në kërkim të një universiteti të mirë, mjaftojnë të kërkojnë në internet për të kuptuar që kostoja e jetës për t‘u shkolluar në universitete falas perëndimore është e përafërt me koston e një universiteti privat plus koston e të jetuarit në Tiranë.
Përderisa gara e gjithë këtyre universiteteve private vështirë se mund të bëhet drejt përmirësimit, atëherë hapësira e konkurrimit ndodhet në kahun e përkeqësimit. Shumë prej universiteteve private po garojnë kush e kush ta japë më lehtë diplomën, me më pak mundim e angazhim, me më pak kërkesë llogarie e detyrime.
Në këtë lojë të garës drejt fundit është futur fuqishëm edhe shteti, që në vend që të impenjohet e përqendrojë burimet financiare, materiale e njerëzore për të bërë një universitet cilësor, ka vendosur që të bëjë sa më shumë universitete jocilësore.
Jo vetëm duke hapur Universitetin e Durrësit e filialet e Kukësit, Sarandës dhe Peshkopisë të disa universiteteve publike, por edhe duke shtuar skajshëm edhe kuotat e pranimit.
Taktikën e filialeve e kanë adaptuar edhe universitetet private, duke pasur "Kristal"-in që hap filiale në Korçë, Fier dhe Kukës, si dhe "Ufo"-n që hap filialin në Berat. Praktikisht, mbi 90% e maturantëve shqiptarë shkojnë në universitet, ndërkohë që në vende të përparuara, si Britania e Madhe, kjo shifër është më pak se 50%. Mirëpo si për të vërtetuar shprehjen gjithnjë ka edhe më keq e sikur mos të mjaftonte shterimi apo diskreditimi i diplomës universitare, tanimë ka nisur i njëjti barbarizëm me diplomat pasuniversitare, duke lejuar një mizëri hapjesh programesh pasuniversitare, qoftë në universitete private e qoftë publike.
Madje, rastis që institucione të caktuara të ofrojnë më shumë lloje masterash sesa kanë doktorë shkencash të lejuar për të dhënë mësim në master.
E gjithë kjo bëhet në kurriz të arsimit profesional, duke e lënë Shqipërinë pa zanatçinj, por përplot me të diplomuar të pashkolluar, që janë të mbushur me iluzione e pretendime; bëhet duke sabotuar në mënyrë të pariparueshme cilësinë e burimeve njerëzore dhe aftësinë e shqiptarëve për të konkurruar denjësisht në tregun ndërkombëtar të punës. Leksionet e panumërta në forma shuplakash, që na ka dhënë historia neve shqiptarëve, me sa duket ende nuk ia kanë dalë të na bëjnë që të vëmë mend.
Sërish shqiptarët zgjedhin të mësojnë duke pësuar e s‘na ngelet përveçse të presim kur do i dalë fundi kësaj të kushedisesatë sjellje kopeje shqiptareske.