E Diel, 1 Nëntor 2026

GARAT “RALLY 2008”: LOEB NIS FUSHATEN NE MONTECARLO

Francezi Sebastien Loeb startoi fushatën për një rekord të paprecedent në kampionatin botëror të relit, duke synuar titullin e pestë radhazi gjatë hapjes së sezonit në Montekarlo. Vititn e kaluar piloti francez fitoi në këtë pistë dhe kërkon që me Citroenin e tij të tregojë më të mirën mes akullit dhe borës, që me shumë mundësi do jetë e pranishme gjatë garës në alpet franceze.
‘Është gjithmonë e bukur të vizitosh principatën. Këtu është një pistë e mrekullueshme dhe këtu mund të nisim shumë mirë garën për titull", tha Loeb, duke shtuar se në skuadër kishte gjëra të reja, mes të cilave motori, gomat dhe shefi i Citroen.
Ndërkohë finlandezi Miko Hirvonen që u rendit i treti në kampionatin e kaluar, u prezantua si piloti i parë për ekipin e ‘Ford', që fitoi titullin për konstruktorë. Piloti tjetër i skuadrës së Citroenit, Dani Sordo ishte më i shpejti në xhirot e para pasi regjistroi një kohë prej 2 minutash dhe 25 sekondash në testin prej 5 kilometrash.
Në Montekarlo ishte prezente edhe skuadra e Subaru, që do të mbështetet në dy pilotët e shpejtë Solberg dhe Etkinson, për të shqetësuar dyshen kryesuese. Gara e principatës është e para nga 15 cirkuite, ku do të mbahen aktivitetet, një më pak se vitin e kaluar.
Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›