NBA: MIAMI, HUMBJA E 15-TE RADHAZ

Miami Heat vazhdon të koleksionojë humbjet njëra pas tjetrës. Në ndehsjen e radhës, skuadra nga Florida pësoi humbjen e 15-të radhazi në NBA, ku u mundën vetëm në momentet e fundit të ndeshjes nga San Antonio Spërs 90-89.
Në periodën e fundit mbrojtja e Spërs e udhëhequr nga i zakonshmi Tim Dankan arriti të bllokojë shumë mire Duejn Uejd dhe kjo ndikoi në rezultatin përfundimtar të ndeshjes. Spërs në 12 minutat e fundit e përmbysën disavantazhin prej 10 pikësh dhe falë Manu Ginobili arriti të vulosë fitoren e dytë radhazi.
Miluoki Bucks kalon Indiana Pacers. Pjesa e parë e kësaj sfide ishte shumë e ekuilibruar dhe përfundoi me vetem 2 pikë diferencë për Bucks. Gjithcka ndryshoi nnë perioden e kartërt të ndeshjes, ku Milëaukee regjistroin një rezultat të pjesshëm 12-2, diferencë kjo që u ruajt deri në fundin e këtij takimi.
Nju xhersi Nets dështoi edhe përballë Golden State Ëarriors. Të besurit e Don Neslon fituan me 121-119, por e siguruan këtë sukses vetëm në minutat e fundit të ndeshjes. Ky rezultat e con Golden State në kuotën e 26 fitoreve, ndërsa Nju Xhersi arkivon humbjen e saj të 7-të radhazi dhe të 24-ën sezonale.
Burimi:-