GDN mblidhet të hënën në Prishtinë
Prishtinë - Grupi Drejtues Ndërkombëtar (GDN), mblidhet të hënën në Prishtinë, në prani edhe të ish-të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari dhe presidentit Fatmir Sejdiu e kryeministrit Hashim Thaçi. GDN do të shqyrtojë gjendjen në vend dhe sfidat që presin konsolidimin e shtetit të Kosovës. (rtk/start)