E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Kushtetuta, rruga drejt unitetit

Prishtinë - Në fjalimin e mbajtur në Parlamentin, kryeministri Hashim Thaçi deklaroi se gjatë gjithë historisë së saj politike, Kosovës i është imponuar me dhunë Kushtetuta, ndërsa tani ajo ka Kushtetutën e saj, të përkushtuar për liri dhe rend demokratik.

“Ne e shikuam dhe u konsultuam me mendjet më të ndritura të ligjit në këtë shtet dhe në tërë botën, shumë prej të cilëve janë me ne këtu sot. Por, çka është më me rëndësi, e dëgjuam zërin dhe vullnetin e popullit të Kosovës. Kushtetuta jonë deklaron qartë se Republika e Kosovës bazohet në parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundimit të ligjit. Ajo flet dhe respekton të drejtën e pronës, mosdiskriminimin, mbrojtjen e mjedisit, drejtësinë sociale, lirinë e medies, pluralizmin”-tha Thaçi.

Ai tha më tej, se “qytetarët e shtetit tonë janë të vetëdijshëm se çdo pjesëtar i shoqërisë sonë, pa marrë parasysh racën, gjininë, fenë apo kombin duhet t’i ketë të drejtat të mbrojtura dhe zëri i tyre duhet të dëgjohet dhe respektohet”. Në fund të fjalës së tij, kryeministri kosovar tha se do “të shkojmë drejt të ardhmes së bashku, krenar dhe të bashkuar, dhe t’i qëndrojmë besnikë kësaj Kushtetute, që është marrëveshje e përjetshme ndërmjet institucioneve dhe popullit të cilit i shërben ajo”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›