E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi: Kosova të jetë pjesë e integrimeve evropiane

Prishtinë - Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, në takimin që ka zhvilluar dje me drejtorin për BE-në në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë, Lars Wahlund ka kërkuar që Kosova, të jetë pjesë e axhendës së integrimeve evropiane dhe duhet të jetë prezentë në forume të ndryshme dhe të jetë e barabartë në këto proceseve.

“Suedia ka luajtur një rol pozitiv dhe jam i bindur që edhe në të ardhmen do të kemi mbështetjen e saj. Raporti i progresit i Komisionit Evropian për këtë vit dhe studimi i fizibilitetit do të jenë pozitiv për Kosovën dhe do të hapen mundësi të reja për proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian, por edhe për procesin e liberalizimit të vizave”, ka thënë zëvendëskryeministri i Hajredin Kuçi.

Drejtori për Bashkimin Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë, Lars Wahlund është shprehur se Suedia do ta fillojë kryesimin e Bashkimit Evropian pas 15 ditësh dhe në këtë kuadër ka shprehur gatishmërinë e shtetit të tij për të bërë më të mirën e mundshme në këtë periudhë, me hapa konkretë për të ndihmuar zhvillimin e proceseve në të ardhmen, në interes në Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›