E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gates: Tërheqja nga Kosova, të bëhet në mënyrë unilaterale

Bruksel - Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, ka deklaruar për gazetarët në Bruksel, se reduktimi i trupave të NATO-s, në 10 mijë në Kosovë të bëhet në mënyrë të organizuar. “Ironia është se dy vjet më parë, secili ishte i shqetësuar se ne do të tërhiqeshim dhe unë vija në këto takime dhe thosha se politika jonë do të jetë ‘brenda së bashku, jashtë së bashku”-tha Gates.

Sekretari amerikan deklaroi gjithashtu se tërheqja e njëanshme i lë shtetet tjera të ekspozuara nëse do të ketë shumë pak kohë për planifikim. “Tërheqja e thjeshtë nga përgjegjësitë, unilateralisht, nuk është rruga si duhet sjellë duke qenë pjesë e një aleance”-tha ai.

"Propozimi për reduktim në 10,000 do të duhet të miratohet nga Këshilli Veri-Atlantik i NATO-s. Ka plane tjera që numrat të zvogëlohen më tej në 6,500 dhe pastaj në 2,500, por kjo do të ndodhë vetëm kur kushtet ta kërkojnë këtë dhe me miratimin e Këshillit”-kanë thënë zyrtarët e NATO-s. Shtetet e Bashkuara kanë në Kosovës, 1,483 trupa, shumica prej të cilëve të Gardës Kombëtare. 33 shtete të tjera anëtare dhe jo-anëtare të NATO-s kanë trupa në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›