E Shtunë, 31 Tetor 2026

GHB, droga e fundit e perhapur ne Prishtine



Fakti se ne Kosove shume te rinj perdorin substance narkotike, mbetet shqetesues. Sipas statistikave te organizatave joqeveritare qe merren me kete problematike, vetem ne shkolla 20 per qind e nxenesve perdorin lloje te ndryshme te ketyre substancave. E, mosha me e re e nxenesve qe perdor kete substance eshte 12 vjec. Kjo problematike eshte ngritur edhe ne Kuvendin e Kosoves,nga Burim Ramadani, deputet nga radhet e Aleances per Ardhmerine e Kosoves, ne seancen e 20 dhjetorit. Por, koheve te fundit ne treg po hyjne lloje te reja te drogave, te cilat sipas zyrtareve shendetesore, jane me rrezikshmeri te larte.

Substanca narkotike me e re ne treg, e quajtur GHB (Hydroxybutyric acid), po perdoret nga te rinjte ne mase te madhe. Per nje gje te tille na tregon Mirlinda, nje e re, e cila po ballafaqohet me pasojat e kesaj droge qe po e perdor vellai i saj. Ajo shpjegon per ndikim e GHB-se ne organizmin e njeriut, si dhe pasojat qe po i sjell kjo substance narkotike: "Droga GHB eshte perhap shume sidomos ne Prishtine. Nese del ne kafeteri e veren qe ka shume njerez qe jane te ndikuar prej asaj droge. Ndikimi i droges GHB, ne organizem verehet nga sjelljet e shthurura te personit".

"Kam lexuar qe ndikon si afrodiziak ne trurin e njeriut, andaj edhe ka shenja te vulgaritetit seksual. Konsiderohet si droge e rrezikshme, per shkak te ndikimit te saj te njeriu qe e konsumon dhe tek tjetri qe mund te kete ndikim".

Nderkaq, Safet Blakaj, drejtues i Qendres rehabilituese nga droga "Labirinthi", pohon se tashme substanca narkotike GHB, e cila ka hyre ne treg, eshte shume e perhapur dhe po perdoret nga te rinjte, sidomos ne Prishtine. Ne qytetin e Prishtines ka marre hov droga qe i takon grupit te depresanteve, perdorimi i gjate i se ciles shkakton probleme te medha shendetesore. "Tash kane filluar te paraqiten drogat e reja qe quhen 'drogat e reja te dizajnuara' e qe komplikojne shume ceshtjen e problematikes se drogave. Sidomos ne qytetin e Prishtines ka marre hov droga qe i takon grupit te depresanteve, perdorimi i gjate i se ciles shkakton probleme te medha shendetesore", sqaron Blakaj.

Derisa Mirlinda ka ende per te treguar lidhur me kete substance narkotike, thote se i eshte dashur shume te konsultohet me mjeke dhe te lexoje shume, derisa ka ardhur ne perfundim se cka me te vertete po konsumon vellai i saj. "Kemi pasur problem ne sjelljet e vellait per shkak se eshte droge likuide dhe drejtperdrejt e atakon trurin. Kriza dhe varesia ishin shume te medha nga kjo droge.

"Vellai im ka rene ne overdoze nga droga GHB, dhe e kemi derguar ne emergjence, por nuk kane pasur trajtim adekuat per ta trajtuar overdozen nga kjo droge, nuk ka pasur ndonje trajtim emergjent per ta ndihmuar ne ate rast, per dallim nga drogat heroine dhe kokaine qe i jepet. Por, i kane dhene ndihmen e pare, si frymemarrja artificiale dhe masazh i zemres", tregon Mirlinda. Nderkaq, Shaban Mecinaj, neuropsikiater ne Qendren Klinike Universitare , thote per radion Evropa e Lire, se eshte ne dijeni per kete lloj substance , por qe, sic thote ai, eshte shume e cuditshme pse askush prej perdoruesve te GHB-se, nuk ka kerkuar ndihme ne Kliniken Neuropsikiatrike per trajtim nga kjo substance!

Quhet edhe droge e dhunes, sepse kur perdoret ne doza te medha peson ndryshime personi dhe behet i dhunshem. "Te ne askush nuk kerkon ndihme, shume e cuditshme pse, sepse eshte droge shume e perhapur, por qe nuk po kerkojne trajtim lidhur me kete dukuri! Eshte droge shume helmuese, sepse ka komponente jashtezakonisht te demshme toksike dhe kancerogjene, si dhe krijon varesi. Quhet edhe droge e dhunes, sepse kur perdoret ne doza te medha peson ndryshime personi dhe behet i dhunshem. E keqperdorin te rinjte edhe per rritjen e epsheve, per keqperdorimin e gjinise kundert, e keshtu me radhe", thekson Mecinaj.

Por, neuropsikiatri Mecinaj, megjithate e ka nje shpjegim pse perdoruesit e kesaj substance nuk kerkojne ndihme mjekesore. "Eshte droge qe eshte problem per gjykaten, hetuesine, policine e keshtu me radhe, meqe me perdorimin e kesaj droge, nuk vijne te kerkojne ndihme ne Kliniken e Psikiatrise", shton Mecinaj.

E, autoritetet e rendit deklarojne per radion Evropa e Lire se lidhur me substancen narkotike GHB, kane informacione se ajo eshte e pranishme. Sipas tyre, ende nuk ka filluar te perhapet sikur tri drogat tjera: marihuana, kokaina dhe heroina, megjithate, ata pohojne se kjo substance narkotike po perdoret nga te rinjte. Ata thone se jane duke mbledhur informacione lidhur me menyren e arritjes se kesaj droge ne Kosove, si dhe menyren e shperndarjes dhe perdorimit.

Edhe Safet Blakaj, kete substance narkotike e quan si droge e dhunimeve, meqe, sic thote ai, edhe ne Evrope njihet si e tille. Eshte ne forme te lenget, eshte e pangjyre, si uji, por me e dendur. "Eshte ne forme te lenget, eshte e pangjyre, si uji, por me e dendur. Eshte shume problematike, sepse perzihet me te gjitha pijet e mundshme dhe eshte problematike edhe per policine qe te ndiqet kjo droge dhe te identifikohet".

"Ne Evrope quhet droga e dhunimeve, per arsye se doza e ulet e jep nje efekt te eksitimit seksual, dhe nen ndikimin e saj kane ndodhur dhunime te shumta dhe eshte shume e veshtire edhe nga gjykatat te identifikohet se a ka qene dhunimi nen ndikimin e kesaj lloj droge", shpjegon Blakaj.

Sakaq, autoritetet e rendit per periudhen janar, 13 qershor te ketij viti, kane konfiskuar, 49 kilograme heroine, 456 kilograme marihuane, 4 kilograme kokaine, si dhe 1682 bime kanabisi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›