Shqiperia turistike prezantohet ne "National Geographic"
Ne seline e "National Geographic", nje prej organizatave boterore me te famshme per zbulimet, eksplorimet dhe dokumentaret e mrekullueshem qe pergatit per publikun e gjere, - u prezantua para dy ditesh per here te pare edhe Ballkani Perendimor, si nje destinacion turistik i rendesishem. Ky projekt ambicioz, i mbeshtetur nga "National Geographic", eshte nje mundesi e mire e vendeve te Ballkanit Perendimor, Shqiperia, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia, te cilat do te kene mundesine per t'u paraqitur si nje destinacion i rendesishem turistik ne tregun boteror. Projekti, i cili ka rreth nje vit qe ka filluar dhe eshte mbeshtetur ne Shqiperi nga USAID dhe "Rritje Albania", synon qe ta sjelle Shqiperine jo vetem si nje destinacion turistik, por ta integroje ate ne tregun rajonal te turizmit. Ne kete kuader, ne "National Geographic" u prezantua edhe nje portal i perbashket, ku te gjitha shtetet e Ballkanit Perendimor do te kene mundesine te prezantojne destinacionet e tyre me te mira, si dhe bizneset e turizmit, online. Ky portal do te jete nje mundesi e madhe per biznesin e turizmit shqiptar, i cili nen logon e "National Geographic", do te kete nje ekspozim me te mire ne tregun boteror. Po keshtu, portali i prezantuar, do t'i jape mundesi turizmit autentik shqiptar te jete me i arritshem nga turistet te cilet kerkojne eksperienca shqiptare gjate udhetimit te tyre ne rajon, por ky portal do te beje te mundur qe ne te gjithe Ballkanin te ofroje mundesisht nje eksperience lokale, duke mbeshtetur turizmin lokal. Ne prezantimin e ketij projekti ambicioz ishin te ftuar mbi 200 vete, pjesetare te trupit diplomatik, mediat amerikane, politikane, si dhe nje numer i madh i organizatave amerikane qe operojne ne Ballkan.