GJERGJI YNE 90 (2)
OPINION nga SHKELZEN MALIQI
Ndaj shkrimit të javës së kaluar "Gjergji ynë" ka pasur vërejtje për krahasimin që bëra mes Hashim Thaçit...
...dhe Ibrahim Rugovës, duke pohuar se Thaçi tani, kuptohet në rrethana krejtësisht tjera, luan një rol që është i ngjashëm me atë të Rugovës në vitet '90 të shekullit XX. Disa rugovistë nuk e kanë pëlqyer këtë paralele, sepse janë të bindur se Rugova, i shndërruar praktikisht në mit politik, është një figurë historike që nuk mund t'i afrohet jo vetëm Thaçi, por asnjë politikan tjetër yni.
Nuk dua të hyj në polemika me këto vërejtje, ngase konsideroj se nuk ia vlen të shtyhem me një diskurs mitizues. Vetëm po konstatoj, pa hyrë në detaje, se vërtet ka mjaft dallime mes Rugovës dhe Thaçit. Ndërkaq, krahasimi që bëra lidhet me vlerësimin e rolit të Rugovës dikur dhe të Thaçit sot, në skenën politike të brendshme të Kosovës dhe që është më e rëndësishme, me vlerësimet e faktorëve ndërkombëtarë. Për një barazim të tillë më ka motivuar lëvdata e lartë e Thaçit nga Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joseph Biden, kur dy javë më parë e quajti atë "George Washington i Kosovës".
Pos atyre argumenteve që përmenda javën e kaluar, janë dy elemente që veçojnë rolin e veçantë të Thaçit. Këto elemente nuk janë vlerësuese, por faktike, që edhe kundërshtarët e Thaçit nuk mund t'i mohojnë si të tilla. I pari element që e veçon Thaçin në skenën politike të Kosovës është vota stabile e tij dhe e partisë që e udhëheq. Thaçi është politikani më stabël i decenies së kaluar, që edhe në humbje, edhe në fitore të zgjedhjeve kishte pas vetes elektoratin pothuajse më besnik, me shifra rreth 200 mijë votues. Disa parti kanë pasur lëvizje të konsiderueshme të elektoratit, më drastike LDK, kurse te PDK ka mbetur një konstant, që as sot nuk ka shenja që paralajmërojnë ndonjë ndryshim. Ky elektorat stabël edhe ka bërë që PDK të bëhet parti më e votuar, dhe shtyllë e stabilitetit të pushtetit në Kosovë. Vendin e parë të PDK-së aktualisht mund ta sfidojë vetëm LDK, kuptohet nëse arrin të riformohet dhe ta kthejë prapa elektoratin, që u shpërnda në kohën e krizës së kësaj partie.
Kryeministri Thaçi nuk e meritoi lëvdatën e Bidenit për performancën prej politikani, ndonëse edhe kjo mund të ketë rëndësi, por për demonstrimin e fuqisë konstante të elektoratit. Në demokraci vullneti i 35 % elektoratit është për respekt, sidomos kur është i pari për nga përkrahja dhe garant i stabilitetit të pushtetit.
Faktori i dytë që veçon Thaçin është se ai sot nuk ka asnjë konkurrent serioz. Për çdo politikë dhe kalkulim të brendshëm e të jashtëm, Thaçi sot duket si një lider i pazëvendësueshëm, siç ishte edhe Rugova në vitet '90.
Kështu, konsideroj se problemi pse Kosova aktualisht nuk ka alternativa sfiduese për Thaçin, nuk ka të bëjë me vetë Thaçin. Ai mbase edhe nuk është politikani më i mirë që e kemi, dhe ndoshta analizat e performancës së tij lejojnë edhe konkluzione të tipit se është një "Kryeministër zero". Por, ja që ai zë pozitën pa alternativë reale dhe nëse ky është dëm dhe hall për Kosovën, atëherë problemi qëndron në vetë Kosova, e cila aktualisht nuk po mund ta nxjerrë një lider tjetër, më të suksesshëm dhe më të aftë se Thaçi.
Thaçi pastaj, nuk ka qenë gjithnjë i përzgjedhuri dhe i instaluari i padyshimtë i Perëndimit. Përkundrazi, për shumë kohë krijohej përshtypja se Perëndimi nuk i besonte dhe i vinte pengesa. Por, tani që ai e ka gjetur gjuhën e përbashkët dhe koordinohet mirë me ta, sidomos me SHBA-të, ky është më parë rezultat i imponimit dhe faktorizimit të tij dhe jo instalimit.
Për ndërkombëtarët që ishin sponsorë të pavarësisë së Kosovës, është po aq e rëndësishme sa edhe për ne që kjo pavarësi të avancohet sa më shumë dhe pasi nuk kanë arritur ta instalojnë dhe imponojnë ndonjë politikan tjetër të formatit, që nuk jam edhe i sigurt që e kemi, ata janë kapur tani për liderin më stabël që kemi. Andaj, edhe me pragmatizëm punojnë me liderin që ua garanton stabilitetin më të madh, duke i dhënë edhe shansin që të përshtatë dhe ta përmirësojë performancën.
Kjo rrethanë edhe ka krijuar këtë gjendje ku është e mundshme që Kryeministri të kritikohet ashpër, por që kjo nuk ka ndonjë efekt destabilizues. Kjo për faktin se nuk ka, si të them, kritikë faktorizuese, aso që çan rrugët përtej diskurseve dominuese politike, që edhe te pozita, edhe të opozita janë të vobekta, pa vizione të qarta dhe premtuese nga duhet të shkojë Kosova.
Pse është performanca politike e pozitës dhe e opozitës kaq e dobët, ose shterpë, shpesh është arsyetuar me domosdonë që politika e Kosovës të përqendrohet në disa tema të mëdha, në çlirimin, shkëputjen nga e kaluara, rindërtimin e vendit, bërjen e ligjeve dhe institucioneve të reja të pavarësisë… Dhe ky fokusim në temat e mëdha dhe pavarësinë ka krijuar një alibi të madhe edhe për pozitën, edhe opozitën e vendit, që t'i lënë për nesër ose për një kohë tjetër, disa pyetje vitale për ardhmërinë e Kosovës, e që përmblidhen në pyetjen: çfarë pavarësie dhe çfarë shteti duam?
Vërtet, çka do të bëhet me Kosovën të nesërmen pasi që të shiten dhe privatizohen të gjitha resurset? çfarë shteti do të jetë Kosova në momentin që bëhet anëtare e OKB-së, e BE-së dhe NATO-s, etj?
Për këto pyetje heshtin edhe Thaçi, edhe sfiduesit potencialë të tij. Por duhet të jemi të vetëdijshëm se ndryshimet shoqërore, politike dhe ekonomike zakonisht nuk bëhen brenda natës. Ka qenë një çudi më vete edhe pavarësimi i Kosovës, që si proces historik zgjati rreth 20 vjet (llogaritur nga momenti kur u artikulua qartë me Deklaratën e Pavarësisë të vitit 1990, që e nxori Kuvendi i fundit komunist i Kosovës!).
Për krijimin e një sistemi të qëndrueshëm demokratik dhe liderëve më vizionarë seç i kemi sot, Kosovës ndoshta i duhet edhe më shumë kohë se këto 20 vjet që me Rugovën dhe Thaçin na sollën këtë pavarësi edhe ashtu jo të plotë.