Butrint, kështu bjerret lavdia në këtë botë
OPINION nga AURON TARE
Ish-drejtori flet për dëmtimet e fundit në parkun e Butrintit
Sic transit gloria mundi. Këtë fjalë të urtë latine ma kujtoi miku im Artan Shkreli, kur folëm mbi ndodhinë më të fundit në Teatrin Antik të Butrintit.
Që punët në këtë Qendër të Pasurisë Botërore të UNESCO-s kanë marrë rrokullimën, kjo është mëse e qartë për këdo që merret me çështjet e Trashëgimisë në Shqipëri. Nuk ka javë që Butrinti të mos jetë në faqet e shtypit për ndonjë problem të ri, që vjen nga paaftësia totale e atyre të cilëve janë caktuar për ta administruar dhe mirëmbajtur këtë qytet antik.
Por megjithatë, nuk më kishte shkuar mendja që edhe një prej gjërave që u përpoqëm që në fillim ta bënim një shembull të mbarë, Festivalin e Teatrit Antik, të kishte degjeneruar në këtë farë mënyre. Kur them u përpoqëm, (e di që nuk tingëllon mirë në veshin e menaxherëve privatë të këtij Festivali) kam parasysh njerëzit që në fundin e vitit ‘99 e mbështetën me gjithë shpirt rikthimin e jetës ne teatrin 2400- vjeçar të Butrintit, megjithëse një mori skeptikësh të asaj kohe ishin kundër kësaj ëndrre. Kanë kaluar 10 vjet që nga ky fillim i vështirë dhe jam i bindur se ndoshta një prej gjërave më të mira që janë bërë në Butrint deri më sot është ky Festival, i cili ka sjellë jetë dhe kulturë në një cep të Shqipërisë, që dikur ishte totalisht i braktisur dhe i harruar. Rikthimi i teatrit në skenën e mrekullueshme të Butrintit ishte një prej atyre gjërave që ia vlente të luftoje dhe të debatoje aso kohe.
Sesi filloi ky Festival dhe çfarë përpjekjesh u bënë për të, është një temë e veçantë, por duhet thënë se të gjithë ne, asaj kohe ramë dakord, që mbrojtja e Teatrit Antik do të ishte çështja parësore e këtij evenimenti. Megjithëse tashmë, prej disa vitesh nuk e kam ndjekur rregullisht këtë Festival, mendoja gjithsesi se organizatorët që ankohen gjithmonë për mbështetjen e pakët financiare kishin mësuar që ta respektonin atë, që ata vetë në intervistat në shtyp e quajnë me të madhe: “Tempullin e Shenjtë të Teatrit”, Teatrin Antik të Butrintit.
Përpara dy javësh, në edicionin e kësaj vere shkova për të parë një prej shfaqjeve të Festivalit, “Romeo dhe Xhulieta” e teatrit rumun. Që në hyrje nuk mund t’i besoja syve, kur m’u pranë Teatrit Antik, vetëm disa metra nga banjat romake, ishin parkuar tre kamionë të mëdhenj. Tre kamionë me targa rumune, të cilët me sa duket kishin shkarkuar rekuizitën e shfaqjes. Aktorët dhe stafi i shumtë rumun ishin shpërndarë nëpër rrënojat antike, ulur mbi muret e banesave që rrethojnë teatrin, apo direkt në një prej mozaikëve, që ndodhet nën rërën e Banjës Romake. Hamejtë që kishin ardhur nga Rumania transportonin rekuizitën e rëndë mbi muret antike të pa restauruara, duke hipur e zbritur mbi to. Sigurisht, dukej qartë që askush nuk i kishte informuar se përdorimi i mureve antike si stola apo vende grimi nuk ishte pjesë e programit. Aq më keq, kur shikoje personelin që paguhet për mbrojtjen e kësaj qendre, ulur nën hije, duke pirë cigare apo duke kruar dhëmbët.
Por ajo që më trishtoi më shumë ishte momenti kur pashë që aktorët rumunë, duke mos pasur ku t’i vendosnin rrobat, i varnin ato me gozhdë në muret e Teatrit Antik, sigurisht jo për faj të tyre. Të paktën, t’iu kishin dhënë ndonjë çekan që të mos përdornin gurët e mureve.
Duke qenë se isha paksa më shpejt se orari i fillimit, vazhdova rrugën më tej, por udhën ta prisnin atje ku përfundojnë ekualiptet, dy vetura, nga njëra prej të cilave shiteshin pije freskuese (të paktën nuk po shisnin qofte dhe raki, se do ishte fundi i përdhosjes së këtij qyteti antik, që ka parë mjaft hordhi barbarësh mbi muret e saj) si dhe një kamion tjetër që përdorej si gjenerator. (Gjeneratori i qendrës antike është në kala, ndërsa kamioni që përdorej dikur si gjenerator, vendosej gjithmonë jashtë rrethimit.)
Por më e poshtra skenë, në të gjithë këtë teatër absurd, ishte kur “Veqilharxhi i Festivalit” (ai që merret gjithmonë me buxhetin e skenës, që kushton një djall e gjysmë nëpër preventive) hynte dhe dilte deri në teatër me taksi. Nuk i besoja dot syve. Ky palaço, që dikur e hoqën me shkelma nga Ministria e Kulturës, për falsifikimin e buxheteve të koncerteve që bënte kjo ministri, nuk kishte as më të voglin ndjesi për të respektuar këtë “Tempull të Shenjtë”. Këtë tempull, në emër të të cilit kërkon çdo vit buxhete të majme për të organizuar këtë festival, i cili është bërë një ndërmarrje private. Hynte dhe dilte me taksi pa iu trembur syri, në prani të publikut, në sy të rojeve që paguhen për ta mbrojtur këtë qytet antik, në sy të teatrit, për të cilin të gjithë kishim ardhur.
Më erdhi ndër mend vizita e ish-Presidentit Rexhep Meidani, i cili i zbriti makinës dhe si qytetar i thjeshtë hyri në qytet më këmbë. çdo President dhe kryetar shteti i ka zbritur makinës tek dera dhe ka respektuar “shenjtërinë” e këtij qyteti.
Kur e filluam këtë ëndërr të përbashkët, në fundin e vitit ‘99 u përpoqëm t’i bënim gjërat sa më profesionalisht që të ishte e mundur, duke kërkuar respektimin e teatrit antik, gjatë aktiviteteve të tilla. Vendosëm kritere dhe kushte, si dhe një rregull, se çdo aktivitet do monitorohej nga specialistët e Monumenteve të Kulturës dhe specialistët e Parkut. Vendosëm një rregull, që një shumë e caktuar nga këto aktivitete do të shkonte në favor të restaurimit të Teatrit. Me sa duket, të gjitha këto ikën dhe vanë, u shkrinë si kripa në ujë dhe të parët që e shkelën me këmbë këtë rregull ishin organizatorët e festivalit, të cilët çdo vit mbledhin artistë në këtë “Tempull të Shenjtë të Teatrit”. Jo vetëm kjo, por kur lexon shfajësimin dhe mashtrimet mjerane të organizatorëve në shtyp për këto kritika, trishtohesh.
Shumë pranë Teatrit Antik të Butrintit është një pallat madhështor romak, i mbushur me mozaikë të mrekullueshëm. Mbi mozaikët duken qartë gjurmët e hunjve që mbanin kasollet prej kashte të barbarëve, të cilët vërshuan dhe shkatërruan civilizimin e shkëlqyer që gjetën. Mbi artin ata ndërtuan kasollet prej kashte.
Sic transit gloria mundi! (Kështu bjerret lavdia në këtë botë!)