E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paralajmërohen me gjoba e deri në mbyllje aktiviteti

10/08/2010 Prefekti, të ndëshkohen shkelësit e ligjit, guroret shqetësim për popullin

BERAT- Prefekti i qarkut të Beratit, Bujar Hoxha, ka kërkuar marrjen e masave urgjente për dëmet që vijnë prej guroreve si në mjedis dhe te popullsia. Në takimin me përfaqësues të bizneseve dhe drejtorive përkatëse për ndotjen mjedisore në qark janë diskutuar masat që duhen marrë urgjentisht. Numri i madh i karrierave të nxjerrjes dhe përpunimit të gurit në qarkun e Beratit është një problem që duhet të zgjidhet, pasi në rang prefekture janë 23 gurore që ushtrojnë aktivitetin e tyre privatisht. Gjatë këtij takimi Hoxha ka bërë të ditur për gazetën se një prej problemeve kryesore për popullin në këtë qark është ndotja e lartë e mjedisit. Ky takim është bërë pas shumë shqetësimesh të ngritura nga grupet e interesit, qytetarë që banojnë në këto lagje nga ndotjen që shkaktojnë. Prefekti Hoxha ka pohuar se "e kam mundësuar këtë takim nisur nga informacionet dhe shqetësimet e ngritura nga grupet e interesit nga institucionet e ndryshme mbi aktivitetin e shfrytëzimit të karrireave të gurit gëlqeror për ndotjen e humane mjedisore dhe cilësinë e ujit të pijshëm. Qëllimi i këtij takimi natyrisht që nuk është aspak ndalimi i veprimtarisë, e cila është burim të ardhurash dhe njëkohësisht punësim transor, por edhe aktiviteti ligjor”. Bëhet e ditur se pavarësisht vendosjes së impianteve të pastrimit ka informacione se ato nuk përdoren, edhe pse agjencia rajonale e mjedisit ka marrë masat e veta duke i gjobitur disa nga bizneset.

Një problem tjetër shqetësues i ngritur nga prefekti është mosrespektimi i procedurave nga një pjesë e firmave që përdorin lëndë plasëse, duke shqetësuar banorët, por dhe duke shkatërruar banesat e tyre. Sidomos kujdesi duhet të jetë më i madh në zonën e depos së ujit, ku i është kërkuar kryeinspektorit të mjedisit që të mos ketë më parandalime dhe gjoba, por të ketë edhe pezullim të aktiviteteve që nuk respektojnë rregullat dhe ligjet.

S. G

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›