E Martë, 3 Nëntor 2026

GJERMANI – Baerbock: Trump të mos i bëjë lëshime të njëanshme Putinit

BERLIN, 17 mars /ATSH-DPA/ – Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock i kërkoi presidentit të SHBA-së, Donald Trump, të mos i bëjë lëshime të njëanshme presidentit rus Vladimir Putin që mund të dëmtojnë Ukrainën.

Trump tha të dielën se ”do të flas me Putinin të martën si pjesë e përpjekjeve të tij për t’i dhënë fund asaj lufte”.

Duke folur në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel, Baerbock theksoi rëndësinë e unitetit transatlantik duke këmbëngulur se integriteti territorial i Ukrainës duhet të mbetet baza e të gjitha negociatave.

“Asnjë opsion nuk duhet të hiqet nga tavolina para kohe”, theksoi ajo, pa kritikuar bisedimet e planifikuara të Trump me Putinin.

Baerbock vuri në dukje se Putini deri më tani i ka rezistuar një armëpushimi 30-ditor të mbështetur nga SHBA në Ukrainë.

Kievi, megjithatë, tha se ishte gati ta pranonte këtë.

”Topi është tani në fushën e Putinit”, theksoi Baerbock.

Shumë vende të BE-së e konsiderojnë problematike qasjen e Trump, e cila deri më tani është fokusuar në presionin ndaj Ukrainës për të bërë lëshime./    /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›