MOSKË – Kremlini konfirmon bisedimet e nesërme Putin-Trump

MOSKË, 17 mars /ATSH-DPA/ – Kremlini konfirmoi se një bisedë telefonike mes presidentit Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan Donald Trump është planifikuar për të martën.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se përgatitjet për bisedimet ishin duke u zhvilluar.
Trump kishte thënë më parë se donte të fliste me Putinin për përpjekjen për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke thënë se mund të bënte një njoftim të mëtejshëm të martën.
Kjo do të ishte telefonata e dytë zyrtare mes dy presidentëve që kur Trump u kthye në detyrë, pas bisedës së parë në shkurt./ /os/