E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

GJERMANI – Pistorius: Evropa përballet me kërcënimin afatgjatë rus

ARNSBERG, 23 nëntor /ATSH-DPA/- Evropa po përballet me një kërcënim afatgjatë pasi pushtimi i vazhdueshëm rus i Ukrainës “nuk është më një luftë rajonale”, paralajmëroi sot ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

“Presidenti rus, Vladimir Putin ka kohë që ka kaluar plotësisht në një ekonomi lufte dhe vendi aktualisht po prodhon aq shumë armë dhe municione në tre muaj sa i gjithë Bashkimi Evropian në një vit”, tha Pistorius.

Ministri gjerman vuri në dukje një fjalim që Putin mbajti në fund të tetorit, në të cilin lideri rus e shihte veten si fitues në luftën kundër ukrainasve.

“Në të njëjtën kohë, lufta hibride me dezinformatat dhe lajmet e rreme është në lëvizje të plotë”, tha Pistorius, duke folur në një ngjarje në qytetin perëndimor, Arnsberg të organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert, i cili është i lidhur me socialdemokratët e tij të qendrës së majtë (SPD).

“Siguria jonë është një pasuri e brishtë”, tha Pistorius.

“Gjermania duhet të rrisë dhe investojë më shumë në “pajisjet e saj luftarake”, paralajmëroi ai. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›