E Shtunë, 31 Tetor 2026

ARRESTIM PER FALSIFIKIM

 

Pas sekuestrimit të rreth 200 dosjeve të persona të ndryshëm, të cilët kanë përfituar në mënyrë të padrejtë pension të para kohshëm, si dhe fillimi i një hetimi intensiv për ish – zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, ku ju dërguan të gjitha materialet referuese Prokurorisë, seksioni i Krimit Ekonomiko – Financiar, pranë Policisë së Tiranës, në vijimësi të punës parandaluese dhe identifikuese në këtë drejtim, ka sekuestruar një sërë dokumentash zyrtare të fallsifikuara, duke vendosur në pranga një shtetas. Falë shtrirjes së një hetimi disa mujor, u mundësua zbulimi, sekuestrimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Rasim Destan Veizi, 55vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Allias Tiranë. Për këtë shtetas policia disponon informacione të shumta operative sepse dyshohet se gjatë një periudhe të gjatë kohore ndër vite, u ka përgatitur shtetasve të ndryshëm dokumenta për përfitim të subvencioneve nga shteti në mënyrë të paligjshme si për shembull, përfitim i pensioneve në mënyrë të paligjshme, përfitim në mënyrë të paligjshme të sigurimeve shoqërore, etj. Ndërkohë, u sekuestruan dokumenta të ndryshme gjatë një kontrolli të imtësishëm të ushtruar në banesën e tij, të ndodhur në Allias Tiranë si : libreza pune, libreza ushtarake, vërtetime punësimi, libreza kontributesh shoqërore, çertifikata personale dhe familjare, etj, të cilët dyshohen se janë të fallsifikuara.

Po ashtu shtetasit Rasim Veizi ju gjetën në banesë edhe deklarata personale të tij, ku deklaroheshin shumat e përfituara për paisjen e shtetasve me dokumentacion për përfitimin e pensionit, ku për çdo shtetas në realizimin e këtij shërbimi përfitonte shumën e parave e cila varionte nga 200 mijë deri 300 mijë lekësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›