E Diel, 1 Nëntor 2026

Lazebeu Kuvendi parandaloi kolapsin por zgjidhja mbetet gjysmake Bisedoi Ledi Koraqi

Me 2 Nentor Parlamenti votoi per 3 Komisioneret e rinj te Avokatit te Popullit duke dhene shprese per zgjidhjen e ngercit te krijuar prej disa muajsh ne kete institucion. Drejtori i Kabinetit prane Avokatit te Popullit Artur Lazebeu nje prej funksionareve i cili ka kontribuar qe 10 vjet me pare atehere kur edhe u krijua per here te pare ky institucion shprehet se me kete hap te Parlamentit u stopua kriza dhe u shmang kolapsi por zgjidhja mbetet gjysmake. Kemi ngelur gjysma gjel shprehet ai me humor gjate nje interviste te dhene per Koha Jone.
Z. Lazebeu duket se Parlamenti i dha nje zgjidhje atij kolapsi per te cilin ju kishit dhene alarmin para disa muajsh. Ditet e fundit paralajmerimet jane bere edhe me urgjente nga njoftime te ndryshme te medias. Nderkohe ju personalisht nuk jeni shprehur. Mund te na e shpjegoni kete situate
Te pergjegjshem per mirefunksionimin e institucionit ku punojme jo vetem une por edhe ndonje koleg tjeter here pas here jemi munduar te paralajmerojme per evitimin e nje situate eventualisht kolapsi ne zyren e Avokatit te Popullit. Kjo eshte kushtezuar sa nga pamundesia e Parlamentit per te zgjedhur drejtuesin e ri aq edhe nga perfundimi me 5 apo 7 Nentor i mandatit te tre Komisionereve. Per fat Parlamenti mori pergjegjesite e veta dhe i dha fund kesaj situate duke kaluar ne procesin degjimor 6 kandidatura te cilat u legjitimuan te tera si te mundshme per detyren e Komisionerit. Nga keto Parlamenti vendosi qe besimin e tij ta investoje ne tre prej tyre pasi per tre vende ishte loja. Ju si gazetare keni meriten se keni qene e para qe me keni intervistuar qysh ne ate fillim gushti. Me nje fjale bashke e kemi hedhur nga nje grusht qysh ne gusht. Edhe kolege te tjere natyrisht qe kane bere presionin e nevojshem mediatik per te rritur ndjeshmerine e Parlamentit per te vepruar. Shtuar ketu edhe shqetesimin e nderkombetareve te gjithe besoj se kemi qene pjese e zgjidhjes pa e kushtezuar kete me ndonje synim apo ftese per kandidim. Megjithate zgjidhja mbetet e pjesshme. Se paku u garantua ndalimi i renies se metejshme. Une besoj se edhe me kaq te tre Komisioneret e zgjedhur te mbeshtetur edhe nga pjesa tjeter e stafit do te bejne me te miren qe institucionit per te cilin kane kontribuar prej 10 vjetesh ti garantojne vazhdimesi dhe justifikim te emrit te mire qe ka arritur si brenda ashtu edhe jashte vendit. Me ngjall shprese per kete fakti dhe fati qe drejtimin deri ne zgjedhjen e Avokatit te ri te Popullit do ta kete nje nga themelueset me te hershme me kontribut thelbesor per krijimin e ketij institucioni sikurse eshte zonja Florina Nuni.
Megjithese kemi insistuar per tjua marre ndonje prononcim gjate javes se fundit keni refuzuar duke u shprehur se keni qene ne konflikt interesi apo keni dashur te ruani barazine e armeve me kandidaturat e tjera. Po tani pas perfundimit te votimit a mund te na sqaroni si qendronte ligjerisht ngerci i pritshem
Ju falenderoj per mirekuptimin. Nuk pretendoj te kem te drejten e fjales se fundit per kete ceshtje. Megjithate tani qe shpatat u ulen le te shpreh edhe une publikisht ate sforco ligjore dhe logjike qe bashke me kolege te tjere na ka munduar prej kohesh. Nuk di se sa e pertypshme do te jete kjo per lexuesin e thjeshte por gjithsesi une po tentoj. Me 17 shkurt 2010 me perfundimin e mandatit 5-vjecar te funksionit te Avokatit te Popullit te z.Dobjani sipas parashikimeve te bera ne nenin 7 dhe 9 te ligjit Per Avokatin e Popullit Kuvendi duhej te zgjidhte brenda 1 muaji nga mbarimi i ketij mandati Avokatin e ri te Popullit. Neni 61 i Kushtetutes dhe neni 4 i ligjit Per Avokatin e Popullit kerkon votimin e kandidatures per funksionin e Avokatit te Popullit nga nje shumice e cilesuar prej tre te pestave. Situata e krijuar ne Kuvendin e Shqiperise nuk e ka lejuar gjermetash permbushjen e detyrimit kushtetues per zgjedhjen e Avokatit te ri te Popullit.
Parashikimi i bere ne nenin 9 te ligjit Per Avokatin e Popullit legjitimon komisionerin me te vjeter ne detyre te kryeje funksionin e Avokatit te Popullit deri ne zgjedhjen e Avokatit te ri te Popullit. Komisioneret sipas nenit 33 te ligjit Per Avokatin e Popullit zgjidhen nga Kuvendi me nje shumice te thjeshte per nje mandat trevjecar me te drejte rizgjedhjeje. Rregullat e permendura ne ligjin Per Avokatin e Popullit per mbarimin e funksionit dhe heqjen e Avokatit te Popullit zbatohen edhe per komisioneret.
Me 7 Nentor 2010 perfundonte edhe mandati 3 vjecar i funksionit te Komisionereve qe do te thote se de facto dhe de jure Institucioni i Avokatit te Popullit mbetej pa Avokat Populli dhe pa tre Komisioneret te cilet drejtojne tre seksione te specializuara duke kryer trajtimin e ankesave kerkesave apo njoftimeve te individeve apo grupeve te individeve per veprimet e parregullta apo te paligjshme te administrates publike te te dyja niveleve kryejne studime ne fushen e te drejtave te njeriut si dhe bashkepunojne me organizatat jofitimprurese me qellim mbrojtjen efektive te te drejtave dhe lirive te individeve ne Shqiperi.
Me perfundimin e mandatit te komisionerit edhe komisionerit i cili po kryente funksionin e Avokatit te Popullit ne gjendjen e perkohshmerise deri ne zgjedhjen e Avokatit te Ri i perfundonte legjitimimi per ta kryer nje detyre te tille ne vazhdim. Pa folur ketu per atributet qe ligjvenesi ia ka besuar nje personi i cili zgjidhet nga nje konsensus i gjere sic eshte Avokati i Popullit. Pa e koklavitur edhe me shume do te thoja se interpretimi saktesisht sipas germes se ligjit vertete te krijonte probleme. Por natyrisht qe ligji eshte bere per ti zgjidhur problemet dhe pertej germes ai qe eshte i prirur te jete pjese e zgjidhjes dhe jo e problemit shikon frymen e ligjit. Sa per frymen e tij modestisht pretendoj se ne kushte anormaliteti qe rrezikonte kolaps institucional kompetencat e Avokatit te Popullit ne detyre edhe mund te interpretoheshin dicka me gjere sikurse edhe ndodhi. Normalisht qe Kuvendi per momentin qe flasim ndodhej perballe pergjegjesise por edhe diskrecionit te tij per te parandaluar nje situate te tille. Konkretisht kur afati i tre Komisionereve do te perfundonte ne daten 7 Nentor qe do te thote se nuk do te kishim as Avokat Populli dhe as Komisionere sipas struktures aktuale te institucionit i vetmi funksionar i larte ngelej Sekretari i Pergjithshem i cili mund te merrej vetem me menaxhimin e stafit mbeshtetes dhe te kryente detyrat e tjera te percaktuara ne nje vendim te Keshillit te Ministrave por qe nuk mundej te drejtonte apo te kontrollonte punen e seksioneve te specializuara cka sipas ligjit kryhet vetem nga Komisioneret dhe Avokati i Popullit. Aq me pak nje detyre te tille legjitimohej ta kryente Drejtori i Kabinetit i cili drejton nje njesi pastertisht keshillimore.
Kuptohet qe kjo ceshtje do te ishte absolutisht e zgjidhshme nese Kuvendi do te funksiononte normalisht por ne nje situate te tille nuk mbeteshin vecse dy skenare. I pari te shihej se cndodh me Institucionet e tjera Kushtetuese ne lidhje me mbarimin e mandateve. Konkretisht nese do ti referoheshim KLD-se mandatet e anetareve jane te percaktuara ne nenin 147 te Kushtetutes dhe ne ligjin material Per funksionimin e Keshillit te Larte te Drejtesise ku ne nenin perkates te ketij te fundit percaktohet se anetaret qendrojne ne detyre deri ne zevendesimin e tyre nga anetaret e rinj. Precedenti qe ka krijuar KLD-ja eshte tashme i njohur me mandate te perfunduara qe prej dy apo me shume vjetesh te disa anetareve dhe e gjithe kjo per shkak te mosfunksionimit te Konferences Gjyqesore dhe te problemeve te tjera qe ka shfaqur gjyqesori kete periudhe. Gjithsesi KLD-ja vazhdon funksionimin normal te saj me anetare te cileve u ka mbaruar mandati por qe qendrojne ne detyre per shkak te parashikimit ne ligjin e siperpermendur dhe jo vetem. Per te mos shkuar me tutje tek Gjykata Kushtetuese per anetaret e se ciles ndiqet e njejta procedure apo per Kryetarin e saj i cili zgjidhet nga Kuvendi per nje afat 3-vjecar me te drejte rizgjedhjeje dhe se me mbarimin e afatit Kuvendi duhet te vendose per Kryetarin e ri. Precedenti i krijuar pak kohe me pare ishte qendrimi pertej afatit te parashikuar ne ligj per shkak te mosfunksionimit te Kuvendit deri ne emerimin e Kryetarit te ri. Mesa mbaj mend kete precedent e kemi permendur edhe ne intervisten e dates 2 Gusht pra para kater muajsh.
Duhet thene se bashke me z.Riza Poda dhe koleget e tjere kemi rrahur shume mendime gjate dy muajve te fundit. Keshtu nese do te vinim tek Institucionet Homologe te Ombudsmanit mund te permendim njerin shume te ngjashem me ne. Zyra e Ombudsmanit ne Bullgari eshte thuajse ne te njejten situate. Ajo po vazhdon te drejtohet nga Ombudsmani te cilit i ka perfunduar afati qe ne muajin prill 2010 dhe meqenese Kuvendi nuk po arrin te zgjedhe Ombudsmanin e ri i meparshmi vazhdon te ushtroje funksionin pasi nje gje e tille eshte parashikuar edhe ne ligj. Ne keto kushte arrijme ne konkluzionin se perderisa kemi te bejme me institucione kushtetuese kuptohet qe rendesia e funksionimit te tyre normal eshte e domosdoshme. Ndaj ligjvenesi parashikon mundesi zgjidhjeje te situatave te paqarta qe shpesh mund te krijohen nga mosfunksionimi normal i Kuvendit. Mosparashikimi ne ligjin aktual Per Avokatin e Popullit te rregullimit te nje situate qe rrezikonte te krijohej nuk e ben ligjin aspak te cenueshem pasi ligjvenesi nuk mund te parashikoje zgjidhjen e cdo situate anormale qe mund te krijohet ne te ardhmen. Referimi tek rregullimet qe i behen kesaj ceshtjeje per Institucionet e tjera Kushtetuese do te ishte ndihmues per Kuvendin qe zgjidhjen e kesaj situate ta kete plotesisht ne juridiksionin e tij per ta bere. Te mos harrojme se Institucioni i Avokatit te Popullit si nje institucion kushtetues qe prodhon demokraci mbetet pastertisht nje instrument ne duart e Parlamentit per te kontrolluar administraten publike dhe kjo passjell nevojen pergjegjesine dhe diskrecionin e Parlamentit per te zgjidhur situata te cilat nuk gjejne rregullim ligjor.
Shume e koklavitur kjo analize ligjore. Konkretisht si vendoset te veproni
Edhe per mua shume e koklavitur ka qene prandaj dhe jam i kenaqur qe me ne fund iu dha nje rrugezgjidhje. Sikurse thashe Kuvendi mund te konsideronte dy skenare E para te shprehej per vazhdimesine e punes se Komisionereve ekzistues deri ne zgjedhjen e Avokatit te ri te Popullit e dyta ti lejonte ushtruesit te detyres se Avokatit te Popullit nje kompetence fundore per te propozuar kandidaturat perkatese per tre komisionere te rinj. Per hir te se vertetes me lejoni te them se te dy keto skenare i kemi konsultuar edhe me eksperte te zyrave homologe sikunder edhe me faktore te tjere brenda vendit kombetare dhe nderkombetare. Versioni qe ka patur me shume pranueshmeri ka qene skenari i dyte pra lejimi i Avokatit te Popullit ne detyre per ti propozuar Kuvendit kandidaturat perkatese ne menyre qe ai me pas te ushtronte vullnetin e tij per te parandaluar nje situate kolapsi institucional dhe funksional. Ne fund te fundit Avokati i Popullit eshte nje dore e zgjatur e Parlamentit dhe ky i fundit nuk mund ti lejoje vetes nje instrument te munguar per me teper kur ai eshte organ kushtetues dhe perben nje standard te permbushur prej kohesh nga shteti shqiptar ne sfidat e integrimit.
Me nje fjale Parlamenti veproi drejt ne zgjidhjen qe dha duke zgjedhur komisioneret. Po Avokatin e Popullit
Une nuk i lejoj vetes te gjykoj vendimet e Parlamentit. Per mendimin tim veproi drejt ne respekt te funksionalitetit te tij edhe keshtu te moderuar. Ndjese lexuesit per terminologjine disi profesionale qe jam i detyruar te perdor ne kete komunikim. Ngulmoj te them se sa me siper eshte nje sforco modeste e legjitimuar mbi te gjitha nga pergjegjesia qe cdo punonjes i ketij institucioni ka per punen dhe kontributin e tij sado minimal qe mund te kete dhene prej vitesh per ngritjen dhe funksionimin e ketij institucioni. Per kaq sa mora mundimin dhe ndjeva nevojen te informoj nuk pretendoj te jem kategorik. Gjithkush eshte i lire te shprehe mendimin e tij pa te drejten e fjales se fundit. Se paku kete gje nuk ia lejoj vetes. Ajo qe me ka inkurajuar gjate procesit te perzgjedhjes se kandidaturave nje prej te cilave pata nderin te isha edhe une ka qene fakti se shumica e tyre ishin pikerisht nga koleget e mi me te cilet kam punuar prej 10 vjetesh. Me vjen mire qe pavaresisht te drejtes se parapelqimit nga votuesit ne Parlament ky proces u trajtua teknikisht. I tille mendoj se duhet trajtuar edhe procesi per zgjedhjen e Avokatit te Popullit. Natyrisht qe gjithcka eshte ne dore te politikes. Privilegji trillan te 5 minuteshit duam apo sduam ja kemi lene ne dore asaj ta gezoje perjashtimisht. Gjithmone e gjen rrugedaljen nen logon ate qe nuk e sjell viti e sjell minuti. Ketu me ben kuptim edhe ajo thenia iluministe e Volterit sipas se ciles nese me ndaloni te merren me politike kjo do te thote sikur te me ndalonit te merren me jeten time. Fale edhe shkollimit tim pretendoj se e njoh dhe kuptoj politiken aq mjaftueshem sa per te lexuar mes rreshtave dhe dalluar midis njerezve normalitetin e cdo procesi duke ruajtur paanesine time politike ne kryerjen e detyres. Pasha kohen eshte nje nga betimet me sublime edhe ne librat e shenjte. Ashtu si edhe ne rastin e Komisionereve pavaresisht forces politike qe e mbeshtet nje kandidature qofte per Komisioner qofte per Avokat te Popullit e rendesishme eshte qe kandidatura te shfaqe integritet moral dhe profesional atribute qe nuk ti jep as shkolla as titujt. Ato nder te tjera per te mos thene se kryesisht jane ceshtje karakteri dhe formimi qytetar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›