GJIROKASTER/ Kerkohej per vjedhje, fshihej ne Greqi
Sherbimet e Policise Kufitare te Kakavijes kane bere ndalimin e nje 45-vjecari te kerkuar per vepren penale te vjedhjes dhe fshihej ilegalisht ne shtetin fqinj, Greqi. Sipas burimeve zyrtare ne Drejtorine Rajonale per Kufirin dhe Migracionin Gjirokaster, eshte bere ndalimi i Sotir Dumi, banues ne Vlore, ndersa kthehej per pushime ne Shqiperi. "Dumi ishte i shpallur ne kerkim nga Prokuroria e Rrethit Vlore, pasi eshte denuar nga gjykata me dy muaj burg, per vepren penale te "vjedhjes", tha zedhenesi i policise, Gentian Mullai. Pas ndalimit blute e kufirit kane vendosur ne dijeni koleget e tyre ne Vlore per te izoluar ne burg.
B. K.
B. K.